Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në ditëlindjen e 33-të ka vendosur të vijë në Kosovë së bashku me bashkëshortin, Taika Waititi në Prishtinë.
Të shumëta kanë qenë urimet dhe reagimet e mirëseardhjes së saj në Kosovë.
Ndërkohë, edhe Elena ka zgjedhur ta urojë motrën e saj, Ritën, me një fotografi të parëzgjedhur të ardhjes së saj në Kosovë me burrin e saj Taika.
”Sot është radha jonë që “Të lavdërojmë”! Ne do të festojmë ty gjatë gjithë ditës dhe javës…” ka shkruar ajo ndërt të tjera në rrjetin e saj social Instagram.
Kujtojmë se para disa muajve Rita Ora lansoi këngën e saj ”Praise You”, si dedikim ndaj partnerit të saj, suksesin e së cilës po e shijon ende. /Katror.info
Përgatiti:
