Bordi i drejtorëve të Twitter u shpërbë të enjten pasi kompania u ble nga miliarderi Elon Musk.
Deklarata e kompanisë thotë se të gjithë anëtarët e mëparshëm të bordit të Twitter, duke përfshirë CEO të rrëzuar së fundmi, Parag Agrawal dhe kryetarin Bret Taylor, nuk janë më drejtorë “në përputhje me kushtet e marrëveshjes”.
Musk, sipas dosjes, u bë “drejtori i vetëm i Twitter”.
Lëvizja, edhe pse jo befasuese, nxjerr në pah sesi njeriu më i pasur në botë ka çimentuar shpejt kontrollin e tij mbi një nga platformat më me ndikim në botë, shkruan CNN.
Pothuajse menjëherë pasi Musk përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, ai ndërpreu kontratat e të paktën katër nga drejtuesit kryesorë të tij, përfshirë Agrawal.
Pronari i ri i Twitter-it planifikon të rimendojë politikat e moderimit të përmbajtjes së kompanisë dhe ti largojë ndalimet e përhershme për përdoruesit që kanë shkelur më parë politikat e platformës.
Sipas raportimeve të mediave, Musk planifikon të rikthejë në Twitter edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, megjithëse ai tha gjatë fundjavës se ende nuk janë marrë vendime të rëndësishme./Katror.info