Presidenti Donald Trump ka njoftuar një projekt madhor për të zhvilluar infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI) në SHBA, përmes një kompanie të re të quajtur Stargate.
Projekti do të fillojë me një investim prej 100 miliardë dollarësh nga SoftBank, OpenAI dhe Oracle, ndërsa në vitet e ardhshme planifikohen deri në 500 miliardë dollarë investime, raporton CNN, transmeton Katror.info.
Elon Musk e ka kundërshtuar këtë nismë, duke deklaruar se financimet e premtuara nuk janë reale. Në platformën e tij sociale X, Musk tha se SoftBank ka shumë më pak se 10 miliardë dollarë të siguruara dhe akuzoi OpenAI se ka devijuar nga misioni i saj jofitimprurës.
I was honored to be in the Oval Office tonight when @POTUS signed this https://t.co/QeRn8XFqOj
— Elon Musk (@elonmusk) January 22, 2025
Ai është gjithashtu në proces gjyqësor kundër OpenAI dhe CEO-së së saj, Sam Altman. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i hodhi poshtë kritikat e Musk, duke thënë se projekti do të sjellë vende pune dhe përfitime për ekonominë amerikane.
Sam Altman iu përgjigj Musk duke e ftuar të vizitojë vendin e parë ku ka nisur ndërtimi dhe duke theksuar rëndësinë kombëtare të projektit.

Një burim i afërt me Stargate tha se SoftBank dhe kompanitë e tjera kanë burime financiare të mjaftueshme dhe janë të gatshme të përdorin borxhe ose investime të reja për të mbështetur projektin. CEO i Microsoft, Satya Nadella, gjithashtu konfirmoi përfshirjen financiare të kompanisë së tij. /Katror.info
Përgatiti:
