50 Cent dhe Eminem janë kthyer në Detroit për bashkëpunimin e tyre më të ri.
Reperi 47-vjeçar i hitit “In da Club” konfirmoi se ai dhe mentori i tij 50-vjeçar po zhvillojnë një serial të bazuar në filmin e vlerësuar nga kritikët “8 Mile”.
Pasi u shfaqën në internet thashethemet se dyshja po punonin së bashku në serial, 50 Cent, babai i dy fëmijëve, hyri në Instagram për të konfirmuar lajmin të premten.
Fotografia që ai shpërndau tregoi një pamje të një artikulli të publikuar nga Billboard që raportonte lajmin.
Më herët gjatë ditës, ylli foli për zhvillimin e shfaqjes në një intervistë për Big Boy TV.
Ai tha se arsyeja kryesore për të cilën donte të bënte shfaqjen ishte që të sigurohej që fëmijët e vegjël të kenë njohuri për rrënjët e Eminemit dhe ndikimin e tij.
“Dua të sjell, dhe do të sjell ‘8 Miles’ në televizion”, ka thënë 50 Cent.
“8 Mile” ishte një histori gjysmë-autobiografike për ngritjen e famës së vetë Eminemit. Ai luajti në film si Jimmy Smith Jr, një punëtor i fabrikës së veturave që luftonte për të fituar respekt në qarkun e repit.
Filmi fitoi një sërë çmimesh, ndër të cilat çmimin për kënga më të mirë origjinale për “Lose Yourself” në “Oscars 2003”.
Eminemi luajti në “8 Mile” krah Kim Basinger, Michael Shannon dhe Anthony Mackie, dhe reperët Xzibit, Proof dhe Obie Trice.