Regjisori i njohur kosovar Fatos Berisha ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë dhe intensive, kanë përfunduar xhirimet e filmit “Gruaja e Shtëpisë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit këtë moment, duke theksuar se xhirimi i skenave të para kishte nisur rreth një vit më parë.
“Mbrëmë përfunduam xhirimin e filmit ‘Gruaja e shtëpisë’, pas gati 1 vjet nga fillimi i xhirimit të skenave të para”, shkruan Berisha.
Ai ka shfrytëzuar mundësinë të falënderojë gjithë personelin që ka kontribuar në këtë film, si dhe ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
“Dua të falenderoj gjithë ekipin e filmit, para dhe pas kamerave, si dhe ata që e mbështetën”, ka shkruar ai në njoftimin e tij.
Sipas tij, puna tani do të kalojë në fazën e post-produksionit, ku do të punohet për përgatitjen dhe publikimin e tij. /Katror.info
Përgatiti:
