Federata e Pingpongut e Kosovës – FPPK ka njoftura se ka përmbyllur me sukses aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të sportistëve dhe trajnerëve në sportin e Pingpongut.

FPPK shpjegoi se gjatë javës së kaluar në Ferizaj u mbajt fillimisht Seminari “ITTF PTT Level 1” ku u certifikuan 34 trajner të klubeve si dhe kampi stërvitor për grupmoshat e reja.

FPPK përmes një postimi në Faceook njoftoi se në Ferizaj u përmbyllën aktivitetet e parapara nga FPPK për ngritje të kapaciteteve ku fillimisht u mbajt seminari për trajner “ITTF PTT Level 1” ku u certifikuan 34 trajner të klubeve të ndryshme të Kosovës e pastaj kampi për grupmoshat e reja ku 16 lojtarët (8 lojtarë U-15 dhe 8 lojtarë U-19) dhe 4 trajnerët e përzgjedhur patën mundësinë të përfitojnë nga ekspertja Katarzyna Kubas e cila ishte udhëheqëse e këtyre aktiviteteve.

FOTO: FACEBOOK | FEDERATA E PINGPONGUT E KOSOVËS
FPPK vlerësoi se këto aktivitete janë shumë të rëndësishme e të qëlluara dhe u financuan nga Solidariteti Olimpik në koordinim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federaten Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF) duke falenderuar edhe nikoqirët, Komunen e Ferizajit dhe klubet e pingpongut të këtij qyteti për organizimin shembullor./Katror.info