Ferizaj ka hapur për herë të parë një strehimore për qen endacakë, një projekt i cili sipas Komunës synon të ofrojë kushte të përshtatshme për trajtimin dhe kujdesin profesional ndaj tyre.
“Strehë kjo që ofron kushtet e duhura, me infrastrukturën e nevojshme, kujdesin profesional dhe që do të eliminojë rrezikun nga qentë endacakë, duke shtuar sigurinë publike për qytetarët, projekt ky që strehon dhe trajton qindra qen endacak në territorin e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e komunës.
Me hapjen e kësaj strehimoreje, autoritetet lokale synojnë të adresojnë një problematikë të kahmotshme në qytet, duke balancuar kujdesin ndaj kafshëve dhe rritjen e sigurisë publike./Katror.info