Ediconi i 2-të i Festave të Korrikut këtë vit do të mbahet deri më 4 Korrik 2023, këtë herë në Rr. 2 Korriku.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, në faqen zyrtare në Facebook.
Në këto organizime gërshetohen kultura, arti dhe muzika e viteve të 90-ta.
Pjesë e këtij edicioni ka qenë Ndriqim Gazija, ndërkaq, Jericho do të këndojë sonte nga ora 21:00.

Më 3 korrik do të performojë Offchestra në grupin prej pesë muzicientëve, ndërsa për atmosferën e natës së fundit do të përkujdeset La Fazani.
Festat e Korrikut tash e dy vite sjellin atmosferë të hareshme verore në Prishtinë duke bashkuar adhuruesit e muzikës dhe festës. /Katror.info


Përgatiti:
