Festivali ‘International Meeting Of Styles’, është i përbërë nga një rrjet ndërkombëtarë i artistëve dhe admiruesve të Grafitit, që filloi në Wiesbaden, të Gjermanisë në vitin 2002.
Ky festival tashmë ka gjetur shtëpi edhe në Prishtinë, duke bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar e vendor të artit mural dhe duke u kthyer në një urë lidhëse të shkëmbimeve kulturore.
Edhe këtë vit, Festivali i artit mural ‘Meeting of Styles’, nga sot (28.07) deri me 30 korrik, pritet të sjell në Prishtinë në hapësirat e muraleve, artin urban nga artistë të njohur vendor e ndërkombëtar.
Festivali në fjalë, këtë vit shënon edicionin e shtatë me radhë dhe sipas organizatorëve ka për qëllim të krijoj një forum për komunitetin ndërkombëtarë të artit, për të komunikuar, për të mbledhur dhe për të shkëmbyer ide, punë dhe aftësi si dhe një podium që prezanton të gjitha llojet e ndryshme të artit urban.
Gjatë punimit të grafiteve që do të punohen nga artistët, do të ketë edhe DJ të njohur, të cilët do të jenë pjesëmarrës gjatë 3 ditëve, sa edhe do të zgjasë festivali./Katror.info