Bad News Eagles po vazhdojnë të jenë pjesë e turneve të shumtë të CS:GO pas pushimeve të verës.
Tani Bad News Eagles do të garojnë edhe në turneun CCT North Europe Series 6, ku në ndeshjen e parë u përballën me ekipin polak, ThunderFlash.
Ndeshja u zhvillua sot nga ora 11:00 në formatin ‘Bo3’, ndeshje në të cilën u shpallën fitues ndaj ekipit Thunder Flash, me rezultat 2:0.
Në këtë turne do të garojnë 24 skuadra për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.
Ekipi shqiptar janë ftuar direkt në Round of 16, dhe ne rast se dalin fitues do të kalojnë në çerekfinale.
Ndeshjet e tyre do të transmetohen në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch. /Katror.info