Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë në mesin e të nominuarve të FIFA për futbollistin më të mirë për sezonin 2022/23, me befasinë që u bë pasi që në listë është edhe Declan Rice i Anglisë
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë Messi është fituesi aktual i këtij çmimi të çmuar që jepet nga trupi qeverisës i futbollit në botë.
Ai është përsëri në listë dhe mund ta marrë atë pasi që ndihmoi Argjentinën ta fitojë Botërorin Katari 2022.
Haaland është një tjetër favorit për ta marrë çmimin pasi që ka shënuar 52 gola dhe kontribuoi që City ta shkruajë historinë duke fituar Premier Ligën, FA Kupën dhe Ligën e Kampionëve gjatë 2022/23.
Superylli Mbappe shënoi het-trik për Francën në finale të Botërorit, edhe pse skuadra e tij, por ai ka ruajtur vazhdimësinë duke pasur paraqitje të mira në nivel klubi.
Befasi e kësaj liste mund të konsiderohet anglezi Declan Rice, i cili si kapiten i West Ham arriti që të fitojë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar – para se të kalojë për 122 milionë euro në Arsenal.
#TheBest FIFA Men's Player Nominees! 🏆🎉
🇦🇷 Julian Alvarez
🇭🇷 Marcelo Brozovic
🇧🇪 Kevin De Bruyne
🇩🇪 Ilkay Gundogan
🇳🇴 Erling Haaland
🇪🇸 Rodri
🇬🇪 Khvicha Kvaratskhelia
🇫🇷 Kylian Mbappe
🇦🇷 Lionel Messi
🇳🇬 Victor Osimhen
🏴 Declan Rice
🇵🇹 Bernardo Silva
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) September 14, 2023
Ndërkohë, për çmimin “The Best” në kategorinë e trajnerit, në garë janë pesë trajnerë: Pep Guardiola, Simone Inzaghi, Ange Postecoglou, Luciano Spalletti dhe Xavi.
Favorit absolut shihet Pep Guardiola, i cili me Manchester Cityn arriti të fitojë tre trofe.
Bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FC Cup.
Edhe fituesit e kampionateve në La Liga dhe Serie A janë pjesë e listës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mira do të mbahet të premten, më 6 tetor./Katror.info