Fiku është një ndër frutat më të dobishëm për shëndetin e organizmit, sidomos kur konsumohet në mëngjes. Ky frut i ëmbël ndihmon në pastrimin e sistemit tretës, pasi përmban alkane të cilat mbrojnë mëlçinë dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Ky frut është i pasur me antioksidantë, duke parandaluar dëmtimet nga radikalet e lira dhe duke ulur rrezikun për sëmundje zemre dhe gurë në veshka. Fiku gjithashtu ofron vitaminat A, C, D dhe B, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, kockave dhe sistemit imunitar. Fosfori dhe kalciumi që gjendet tek fiku forcon kockat dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës (sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave).
Konsumimi i fikut në mëngjes ofron energji dhe ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut, duke e bërë një zgjedhje të shkëlqyer për një fillim të shëndetshëm të ditës. Fiqtë gjithashtu ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe balancimin e elektroliteve, falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit.
Për më tepër, është burim i shkëlqyer i proteinave dhe glukozës natyrale, duke ofruar ëmbëlsi të shëndetshme dhe të lehtë për t’u përthithur nga trupi./Katror.info