FFK ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjes Kosovë – Izrael, përballje kjo e vlefshme për kualifikueset për Euro 2024.
Dueli do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa Dardanët tashmë kanë humbur shanset për kualifikim.
Shtëpia e futbollit kosovar ka dhënë detajet se si mund të pajiseni me një biletë për ndeshje:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje./Katror.info