Filmi “Virgjëresha Shqiptare” me regji të Bujar Alimanit, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare po vjen premierë në Cineplexx.
“Virgjëresha Shqiptare” në Cineplexx (Albi Shopping Mall) nis të shfaqet nga sonte, datë 27 prill.
Filmi “Virgjëresha Shqiptare” është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore. Ky film është fitues i shumë çmimeve në PriFest, gjithashtu në festivale të tjera si në festivalet e filmit të mbajtur në Finlandë, Poloni e shumë vende.
Filmi me regji të Bujar Alimanit “Virgjëresha Shqiptare” gjithashtu ka fituar një çmim të ri, “Global Future” në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe Rininë “Oulu”./Katror.info