E papritur në Uembli. Njukasëll mposhti 2-1 Liverpulin dhe fitoi për herë të parë në histori Kupën e Ligës. Ky është trofeu i parë për bardhezinjtë në Angli prej vitit të largët 1955, kur kishin triumfuar në FA Cup.
Njukasëll e theu mallkimin, pas dy humbjeve të mëparshme të pësuara në finale përballë ekipeve të Mançesterit; Junajtid dhe Sitit.
Kjo i dha fund edhe pritjes 70-vjeçare për të ngritur një prej trofeve të rëndësishëm në nivel kombëtar, teksa suksesi më i fundit ka qenë ai i përpara 19 viteve, kur ngritën Kupën Intertoto, shkruan A2 TV.
Bërn dhe Isak shënuan golat e fitores për Njukasëllin, ndërsa goli i Kiezës në të 94-ën nuk i mjaftoi Liverpulit për tu kthyer në lojë.
Kjo vulosi javën e ferrit për Reds, që pas eliminimit nga Championsi, tashmë humbasin edhe finalen e Kupës së Ligës. Ekipit të ArneSlot tashmë i mbetet vetëm titulli në Premier Ligë, aty ku kryesojnë me distancë sigurie nga ndjekësit. /Katror.info
Përgatiti:
