Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të mundësojë fluturime direkte drejt Nju Jorkut duke filluar nga verë e vitit 2026.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu, i cili në një video në TikTok ka bashkëbiseduar me një përfaqësuese të Aeroportit të Tiranës. Ajo ka bërë të ditur se negociatat për këtë linjë fluturimi janë mbyllur dhe gjithçka është gati për të nisur procedurat.
Ky hap ka qenë një pritje e gjatë për shqiptarët, pasi aktualisht ata janë të detyruar të bëjnë dy ose më shumë ndalesa për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fluturimet direkte do të bëhen të mundura pas zgjerimit të pistës së Aeroportit të Tiranës, një projekt që do të mundësojë edhe lidhje me destinacione të tjera ndërkontinentale. /Katror.info
Përgatiti:
