katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shpresa të reja për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë
    5 hours ago
    Edhe Komuna e Obiliqit do të fal borxhin e tatimit në pronë
    8 hours ago
    Shqipëria me energji të pastër, e vetmja në rajon që nuk përdor qymyrin
    11 hours ago
    Sot priten reshje bore
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen në festën e publikimit të skenarit të ‘Barbie’
    3 hours ago
    Vogëlushja gjeniale vendos rekord botëror, lexon që në moshën dy vjeçare
    7 hours ago
    Ende e bukur dhe natyrale: Në moshën 66-vjeçare Michelle Pfeiffer mbetet sinonim i bukurisë
    8 hours ago
    Botohet libri ‘Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën’
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    ‘Çfarë është kjo miku im’ – Bëhet viral reagimi i Dakut pas hedhjes së shortit
    9 hours ago
    Kush janë katër grupet që komandojnë mbi Inteligjencën Artificiale?
    14 hours ago
    Meta shkatërron rrjetin e mijëra llogarive false
    1 day ago
    Kur do të vijë Youtube në Shqipëri?
    2 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    As Ronaldo nuk pati një fillim të këtillë në Real – Bellingham thyen rekordin e radhës
    2 days ago
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    5 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    3 days ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    4 months ago
    Postimet e fundit
    Një nga destinacionet më të njohura turistike në Evropë miraton ‘rregulla të reja për jetën’
    8 hours ago
    Pse ia vlen me vizitu Romën, vendlindjen e Cezarit e qendrën e botës perendimore?
    2 days ago
    Singapori – qyteti më i sigurt në botë, por kujdes nëse shkelni rregullat e sjelljes
    2 days ago
    Vjena, qyteti i muzikës, artit dhe i muzeve të shumta
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në nëntor
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në nëntor
Life Style

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në nëntor

Last updated: 04/11/2023 10:32 PM
12 Shikime
Shpërndaje
Foto: Healthy Magazine
Shpërndaje

Vetëm ideja e një pjate supe të ngrohtë të gatuar mirë nën rehatinë e shtëpisë të bën ta duash akoma më shumë motin e ftohtë të nëntorit.

Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.

Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë. Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

- ADVERTISEMENT -

Mundesh me e lexu edhe…

Disiplinat që ua ndryshojnë jetën për mirë

Panxhari i kuq

Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën.

Foto: Healthline

Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.

Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë.

AgroWeb.org ju tregon se nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.

Janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni.

Si t’i ruani

Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

Këshilla shtesë

Mbështilleni panxharin me letër alumini kuzhine dhe futeni në furrë në 400 gradë dhe lëreni derisa të jenë aq të buta sa të priten lehtësisht nga thika. Lërini të ftohen dhe lëkura do të bjerë me shumë lehtësi.

- ADVERTISEMENT -

Lakra

E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira. Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat. Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.

Foto: High speed training

Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

Si t’i ruani

Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

Këshilla shtesë

Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë. AgroWeb.org ju tregon një mënyrë tjetër, sanduiçin tuaj të preferuar në vend të bukës mund ta mbështillni me një fletë lakër.

- ADVERTISEMENT -

Do të merrni vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.

Mandarina

Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet.

Foto: TMC World

Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

Si t’i zgjidhni

Shihni për mandarina që kanë ngjyrë të fortë dhe janë gjithashtu të forta. AgroWeb.org ju këshillon se nëse shiten me gjithë gjethe, sigurohuni që gjethet të jenë të freskëta.

Si t’i ruani

Duke qenë se lëkura e tyre është e hollë, mandarina është një agrume që mund të futet në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

Këshilla shtesë

Ka disa varietete mandarinash, ku disa prej tyre janë pa fara. Por edhe në rast kur kanë fara, janë aq të shijshme dhe të ëmbla sa askush nuk i vë re.

Perimet me rrënjë

Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

- ADVERTISEMENT -

Si t’i zgjidhni

Zgjidhini ato që janë të forta, pa pjesë të buta. Kujdesuni që veçanërisht koka dhe bishtat e preshit në veçanti të jenë të gjelbra dhe të freskëta.

Si t’i ruani

Ruajini në një qese plastike në frigorifer.

Këshilla shtesë

Preshi gjithashtu është i ëmbël, por jo aq sa karrota, por e pasurojnë shumë mirë njëra tjetrën.

Ullinj

Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare. Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë

Foto: eat this, not that

Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.

Si t’i zgjidhni

Ullinjtë jeshilë zakonisht mblidhen në fillim të sezonit, ndërsa ullinjtë e zinj vilen në nëntor-dhjetor dhe janë më të butë dhe me më shumë tul.

Si t’i ruani

Ullinjtë duhet të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishur apo të dëmtuar. Për t’i ruajtur këshillohet të shtoni disa feta limoni dhe t’i ktheni herë pas here në mënyrë që të mos kalben. Mos i mbani të mbyllur, pasi është më mirë që të kenë ajër.

- ADVERTISEMENT -

Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell. Sigurohu ta shijosh plotësisht. /Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Flini me çorape apo zbathur? Arsyet psikologjike pas kësaj
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Shpresa të reja për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen në festën e publikimit të skenarit të 'Barbie'
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Vogëlushja gjeniale vendos rekord botëror, lexon që në moshën dy vjeçare

TAGGED: fruta, këshilla, lifestle, nëntori, pemeë, perime
Jetlira Ademi November 4, 2023 November 5, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave tash mban koncerte
Artikulli i ardhshëm Kush e kishte mbajtur këtë varëse 20 mijë vjet më parë? ADN-ja mund të na e tregojë

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Flini me çorape apo zbathur? Arsyet psikologjike pas kësaj

23 Shikime
Life Style

Disiplinat që ua ndryshojnë jetën për mirë

14 Shikime
Life Style

Përfitimet e shumta nga ftoni ‘molla e artë e Homerit’

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back