Sot, Ejup Maqedonci, përfaqësues i FSK-së, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjatë diskutimeve u përqendrua mbi situatën e sigurisë në vend, stabilitetin dhe sfidat rajonale në këtë periudhë të ndërlikuar.
Maqedonci informoi ambasadorin për kapacitetet aktuale të FSK-së dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, përfshirë praninë e trupave gjermane në kuadër të KFOR-it. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke e cilësuar si një hap kyç drejt thellimit të marrëdhënieve strategjike./Katror.info









