Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”, ku vlerësohet transparenca buxhetore në 38 komuna të Kosovës. Në vitin 2024, nëntë komuna kanë arritur pikët maksimale, përfshirë Prizrenin, Lipjanin dhe Mitrovicën e Jugut, ndërsa 22 komuna kaluan mesataren prej 61 pikësh.
Janë publikuar 227 dokumente buxhetore dhe janë mbajtur mbi 120 dëgjime publike, duke treguar përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Mitrovica e Veriut dhe Vitia shënuan ngritjet më të mëdha në pikë, ndërsa Ferizaj dhe Gjakova patën rënie të ndjeshme. Zubin Potoku dhe Zveçani mbeten më jotransparentet.
Raporti nënvizon nevojën për standardizim të publikimeve dhe forcim të llogaridhënies në nivel lokal./Katror.info