2023 ishte viti më i sigurt në historinë e aviacionit, ku asnjë aeroplan reaktiv i madh, me motor turbofan, nuk është përfshirë në ndonjë përplasjeje kudo në Tokë, pavarësisht udhëtimeve të shumta çdo minutë në ajër për 365 ditë.
Kjo nuk do të thotë se askush nuk vdiq në aeroplan – pati disa përplasje fatale me avionë më të vegjël, një prej të cilëve – Embraer Legacy 600 – i cili mbante 7 pasagjerë, por edhe komandantin e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe dy nga aleatët e tij, shkruan Good News Network.
Pra, duke lënë mënjanë arsyet politike, qiejt ishin më të sigurt se në çdo moment të historisë njerëzore, dhe shpresojmë se 600,000 njerëz në industrinë ajrore të Amerikës do ta shohin vitin 2023 si një sfidë për t’u përsëritur./Katror.info