Gjon’s Tears në rrjetet e tij sociale ka publikuar së fundi audion e këngës “Pure”, këngë që u mirëprit mjaft mirë nga audienca.
Tani, artisti shqiptar po punon që ky projekt muzikor të vijë edhe me videoklip.
Gjon’s Tears ndau një sekuencë me njoftuar ndjekësit e tij të prapaskenës së xhirimeve të videoklipit të këngës “Pure”.
Kujtojmë se Gjon Muharremaj është një shqipëtar i lindur më 29 qershor 1998 në Zvicër, i njohur profesionalisht si Gjon’s Tears.
Ai e përfaqësoi Zvicrën në Eurovision Song Contest 2021 me “Tout l’univers”. Ai përfundoi në vendin e tretë me 432 pikë, vendi më i mirë për Zvicrën që nga viti 1993./Katror.info