Sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), me të cilin kompania do të duhet të respektojë deri më 7 mars, Google është i detyruar t’i trajtojë shërbimet dhe produktet rivale në të njëjtën mënyrë si i trajton të vetat kur i rendit ato në rezultatet e kërkimit.
“Ne do të prezantojmë njësi të dedikuara që përfshijnë një grup lidhjesh me faqet e krahasimit nga i gjithë uebi dhe shkurtoret e pyetjeve në krye të faqes së kërkimit për t’i ndihmuar njerëzit të përsosin kërkimin e tyre, duke përfshirë fokusimin e rezultateve vetëm në faqet e krahasimit”, u tha nga Google në një postim në blog të kësaj kompanie.
Kërkohet gjithashtu që të lejohen përdoruesit e biznesit të kenë akses në të dhënat që ata gjenerojnë kur përdorin platformën e Google, shkruan Reuters./Katror.info