Google Maps ka nisur testimin e një funksioni të ri të quajtur Live Updates, i cili u mundëson përdoruesve të shohin informacionet kryesore të navigimit edhe kur aplikacioni nuk është i hapur.
Sipas Android Authority, ky opsion aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup të vogël përdoruesish në versionin beta të Android 16 (QPR2).
Funksioni ofron të dhëna si koha deri në kthesën tjetër apo koha e parashikuar e mbërritjes, duke i mbajtur gjithmonë të dukshme në ekranin e kyçur, ekranin kryesor apo shiritin e statusit të telefonit.
Live Updates ngjan me opsionin Live Activities të Apple në iOS dhe tashmë është parë në pajisjet Pixel dhe Samsung, por për momentin testimi mbetet i kufizuar.
Ende nuk dihet se kur do të lëshohet për publikun e gjerë.
Edhe pse Android 16 u prezantua zyrtarisht muajin e kaluar, implementimi i plotë i risive si Live Updates kërkon ende kohë. Kur të bëhet i qasshëm për të gjithë, funksioni pritet të thjeshtojë ndjeshëm përdorimin e Maps gjatë drejtimit./Katror.info