Ndërsa bota mund të ketë sytë ende kah mbi energjinë e Kenit (Kenergy), të yllit të “Barbie”, Ryan Gosling, aktori pranoi se ka ndjenja të përziera rreth lejimit të vajzave të tij të shikojnë filmin e vlerësuar nga kritikët.
Gosling, 43 vjeç, së fundmi bëri shaka për E! News në Festivalin e Filmit në Santa Barbara në Kaliforninë Jugore se ai nuk e di “nëse ndokush do duhej ta shikone babanë e tyre në rolin e Ken”, shkruan HuffPost.
“Nuk e di se çfarë moshe është një moshë e mirë për të parë babanë tuaj duke bërë këtë. Bëhet goxha e çmendur,” shtoi ai në intervistën e publikuar të martën.
Gosling, i cili ka dy vajza, Esmerelda, 9 dhe Amada, 7, me bashkëshorten e tij, Eva Mendes, pranoi se nuk mund t’i mbante plotësisht vajzat e tij larg Barbieland.
“Ato kanë pare ca pjesë të filmit dhe erdhën në xhirime një ditë kur unë bëra një numër të madh muzikor,” shpjegoi aktori.
Gosling tha se dashuria e fëmijëve të tij për kukullat Barbie e frymëzoi atë për t’u bashkuar me filmin e Greta Gerwig si një “mënyrë për të bërë diçka për, dhe me to”./Katror.info