katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    TikTok rikthehet në Shqipëri
    16 minutes ago
    Shqipëria përgatit kapitujt 4 dhe 5 me BE-në
    21 minutes ago
    Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit
    32 minutes ago
    Rënie e lehtë e temperaturave këtë javë
    48 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat do të jenë masat e para që BE-ja do t’ia heqë Kosovës?
    11 minutes ago
    Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës
    27 minutes ago
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    1 day ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gratë aktiviste i zgjasin dorën njëra tjetrës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Gratë aktiviste i zgjasin dorën njëra tjetrës

Last updated: 05/10/2023 3:05 PM
673 Shikime
Shpërndaje

“Domethanë mendoj që ai që don me punu, mundet edhe pa mjete me punu. Unë prej zeros kam fillu. Tash në fshatin tonë ka shumë gra që janë punëtore e gra të zoja, por beso që nuk e kemi ditë vlerën e grave të Oshlanit, se nuk ka ditë dikush që me na shti me ecë e me na drejtu në shoqata. Tash i kemi tri pika në fshatin tonë. Një pikë e kena me pemë dhe perime (përpunim), një e kena me ambëlsina dhe është edhe pika jem që është me gatime tradicionale.”

Kështu thotë Sabile Xhaka nga Oshlani. E apasionuar pas gatesave tradicionale dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve, si shumë gra të tjera ka filluar të përgatisë dhe shesë produket e saj kudo që ka pasur mundësi, duke arritur kështu që gradualisht të rrisë të ardhurat e saj, por njëherazi edhe të rrisë biznesin e saj.

Ajo, tani ka në shfrytëzim një nga shtandet mobile të vendosura në qendër të Vushtrrisë, ku shet gatesat dhe prodhimet e veta të bëra me shumë merak.

sabile xhaka – ndërmarrëse

Mundesh me e lexu edhe…

Cilat do të jenë masat e para që BE-ja do t’ia heqë Kosovës?

“Shes krejt gatesat tradicionale. Për çdo ditë i bijmë (gatesat). Punëtorinë e kam në fshatin Oshlan. Këtu i bi përditë bakllavat tradicionale si këtyne herë me petë të teruna, bi flija, tespishte, lloj-lloj pite, mantia etj. tash që asht koha e turshive sjelli turshi të llojllojshme, pestil, gjithçka,” shprehet ajo në një intervistë për Katror Media.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
turrshitë, ajvari dhe reçeli i sabiles

E pyetur se sa të vështirë e ka pasur rrugëtimin drejt pavarësisë ekonomike dhe sigurimin e tregut plot pozitivitet Sabilja përgjigjet:

“Po sa më përket mua, nashta e kam dashtë gjithë këtë punë dhe kam pasë dëshirë me kanë e panvarun prej burrit, e nashta që e kam dashtë shumë punën nuk më ka ardhë shumë zor.”

shtandi i shitjes – vushtrri

“Domethanë mendoj që ai që don me punu, mundet edhe pa mjete me punu. Unë prej zeros kam fillu. Tash e falenderoj Zotin dhe shoqatën Gratë për Gratë, se hapat e parë i kemi marrë prej saj,” thotë ajo.

Sabile Xhaka është një nga rreth 40 mijë gratë nga tërë Kosova që biznesin e kanë ngritur me ndihmën e organizatës joqeveritare Women 4 Women (W4W).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
bakllava e sabiles

Drejtoresha e kësaj organizate, Ilirjana Jaka Gashi, në një intervistë për Katror Media shpjegon se përveç trajnimeve për aftësim profesional dhe ngritje të vetëdijes, organizata u ka ndihmuar grave edhe përmes granteve dhe programeve për ngritje të kapaciteteve.

iliriana jaka gashi – drejtoreshe e w4w

“Si organizatë vendore kemi vazhdu që të përkrahim gratë jo vetëm si individë; si gra të cilat kanë nevojë për një profesion, por edhe bizneset e grave; qoftë start up-a, qoftë gra që kanë një ide për biznes, apo që e kanë biznesin tashmë të themeluar. Ne i përkrahim në mënyra të ndryshme, por kryesisht i përkrahim me ngritjen e kapaciteteve dhe me grante,” thotë Jaka Gashi.

Përmes një game të gjerë programesh dhe iniciativash, kjo organizatë ofron mundësi arsimimi, trajnime profesionale njëvjeçare dhe qasje në shërbimet thelbësore të kujdesit shëndetësor.

w4w

Sipas zonjës Jaka Gashi, këto përpjekje synojnë të rrisin pavarësinë ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të grave, duke nxitur përfundimisht vetëvlerësimin dhe besimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mundohemi që të ju ofrojmë grave ose përmirësimin e aftësive të cilat tashmë i kanë, ose përfitimin e aftësive të reja. Hortikultura, bletaria, rrobaqepësia, punëdorja janë trajnimet tona…, Tash së voni e kemi dhe një trajnim të cilin organizatat e tjera nuk e mbajnë; kujdesi për fëmijë prej 0-6 vjet.”

Ajo thotë se një nga misionet kryesore të Women 4 Women është t’u sigurojë grave në Kosovë mjetet, njohuritë dhe burimet që u nevojiten për të thyer barrierat shoqërore dhe për të realizuar potencialin e tyre të plotë.

iliriana jaka gashi – drejtoreshë e w4w

“Ne merremi me fuqizimin social dhe ekonomik (të grave), dhënien e mundësive përmes aftësimit dhe përmes dhënies së mjeteve grave të cilat kanë nevojë që ta ndryshojnë jetën e tyne; të bëhen pjesë aktive e kësaj shoqërie dhe të kontribojne – të marrin dhe të japin ma shumë në shoqëri.”

Falë rrjetëzimit dhe suksesit të programeve në të kaluarën, ka ndryshuar edhe qasja e organizatës ndaj punës me gratë, meqë sipas Ilirianës, krahasuar me të shkuarën edhe nevojat dhe rrethanat në të cilat gratë ndodhen janë përmirësuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse ende jo në nivel të kënaqshëm, pavarësimi ekonomik e social i grave gradualisht po sjellë rezultatet e para.

“Ne shohim tek komunitetet ku kemi punu që pastaj janë punësu edhe gratë përreth. Prej asaj gruaje janë punësu gratë përreth. Janë rritë të ardhunat e grave dhe jo vetëm të ardhunat, por edhe liria e lëvizjes, e drejta e shprehjes, e drejta që t’i ndihmosh dikujt tjetër,” thotë ajo.

sabile xhaka – ndërmarrëse

E që në këtë mes kontribut të pashoq kanë edhe vetë gratë përfituese, sipas Ilirianës e tregon rrjetëzimi që gratë e kanë bërë me njëra tjetrën, sidomos përgjatë viteve të mëparshme, ku rrethanat ishin më sfiduese.

“Rrjeti jonë (i grave) është shumë i gjanë. Janë diku rreth 40 mijë gra të cilat kanë kalu nëpër dyert tona dhe përmes rrjetit tonë, prej një gruaje tek gruaja tjetër – kjo ka qenë mënyra jonë. Tash do të mundohemi që të kontribojmë në mënyra të tjera; se si të përkrahen gratë të cilat dojnë më e themelu biznesin, me fillu me eksportu, me e shitë produktin etj.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sabile Xhaka është një nga shumë gratë që po e ndan dijen dhe suksesin e saj me të tjerët. Pasi që tashmë ka ngritur biznesin e saj, ajo tash po i këshillon gratë e tjera të fshatit të marrin pjesë në trajnime e panaire të ndryshme dhe të ngrisin biznesin e tyre personal.

sabile xhaka – ndërmarrëse

“E kam pa që është mirë me punu dhe andërr e kam pasë me pasë nji biznes temin. Për gjithçka është me rëndësi me kanë e pavarun. Burri jem u kanë kapiten në FSK dhe e ka pasë rrogën e mirë dhe gjithë më ka mbështet’, por tash me paret e mija e me punë timen asht krejt ndryshe.”

Iliriana shpjegon se falë fuqizimit të grave promovohet barazia gjinore dhe thyhen stereotipet tradicionale që nxitë një kulturë respekti dhe përfshirjeje. Madje ajo shton se fuqizimi ekonomik jo vetëm që rrit pavarësinë ekonomike individuale të grave, por gjithashtu kontribuon në rritjen e përgjithshme ekonomike.

w4w

“Ende shoqnitë, jo vetëm e jona, nuk janë të vetëdijshme që fuqizimi i grave qoftë ekonomik, qoftë social nuk shkon vetëm në dobi të grave, por shkon në dobi të të gjithëve,” thotë Iliriana Jaka Gashi –

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kështu, sipas saj, organizata që ajo udhëheq synon që vazhdimisht të nxisë gratë që të shtyejnë njëra-tjetrën përpara duke dhënë kontributin e tyre në shoqëri.

“E mira, ashtu si e keqja – përhapet. Ne mundohemi që ta mbjellim të mirën e cila pastaj sikur valë shkon në komunitet.”

Sipas Institutit Riinvest, rreth 80% e grave në Kosovë nuk janë aktive në fuqinë punëtore dhe për ato që janë shkalla e papunësisë është 37%. E ende më e vogël është përfshirja e grave në sektorin e biznesit, meqë gratë zotërojnë vetëm 10% të bizneseve të cilat janë kryesisht biznese të vogla dhe të mesme.

Organizatat për të drejtat e grave thonë se për të nxitur punësimin më të madh të grave, autoritetet fillimisht duhet të ndryshojnë Ligjin e Punës, pjesën për pushimin e lehonisë, si dhe të ndërtojnë më shumë kopshte për fëmijë. /katror.info/

Edicionin #24 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:#AktivizmiQytetaraktivizmi i graveaktivizmi qytetarfeminizmifuqiimi ekonomikFuqizimi i gruasgrate per grateiliriana jaka gashiLajme te mirangritja e kapaciteteveorganizata e graveprmovimi i gravepuna vullnetareStorje suksesitopTophometrajnimet profesionalevullnetarizmiWomen Empowermentwomen for women

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çmimi Nobel në Letërsi i jepet autorit norvegjez Jon Fosse
Artikulli i ardhshëm Google prezantoi zyrtarisht Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro: Vijnë me procesor më të fuqishëm dhe kamera të reja

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

81 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?