Videoloja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” nga “Rockstar Games” pritet të sjellë jo vetëm një histori të re emocionuese, por edhe një përparim të dukshëm teknologjik në krahasim me paraardhësin e saj, GTA V.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë burime pranë zhvilluesve dhe analizojnë pamjet e deritanishme të publikuara, kërkesat për harduerin e lojës pritet të jenë dy deri në trefish më të larta, për shkak të përmirësimeve të jashtëzakonshme grafike, përfshirë gjurmimin e rrezeve në kohë reale dhe mjedise shumë më komplekse.
Megjithëse “Rockstar” ende nuk ka publikuar kërkesat zyrtare të sistemit për GTA VI, analizat e deritanishme sugjerojnë se për të luajtur lojën me performancë të qëndrueshme, lojtari do të ketë nevojë për të paktën një procesor Intel Core i5-6600K dhe një kartë grafike NVIDIA GTX 1660, përcjell Top Albania Radio.
Po ashtu, raportet tregojnë se 12 GB RAM janë minimumi i rekomanduar për një eksperiencë të qetë loje, së bashku me 150 GB hapësirë të lirë në një disk SSD, për të përballuar përmbajtjen e avancuar që sjell ky kapitull i ri i sagës GTA.
Lojtarët në të gjithë botën janë në pritje të datës së publikimit, ndërsa GTA VI pritet të vendosë një standard të ri në botën e videolojërave. /Katror.info
Përgatiti:
