Filmi ‘Guardians of the Galaxy 3’, nga Marvel Studos, do të paraqitet më 3 maj në kinemanë Cineplexx, shkruan KultPlus.
Filmi do të paraqitet në kinematë Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren në ora 19:00.
Chris Pratt, Bradley Cooper, Zoë Saldaña dhe të tjerë kthehen për filmin e tretë dhe të fundit të serisë të Guardians of the Galaxy.
Në Marvel Studios “Guardians of the Galaxy Vol. 3” grupi i famshëm duken pak më ndryshe se që jemi mësuar. Peter Quill, është ende i tronditur nga humbja e Gamora (që ndodhi në Avengers: Infinity Ëar 2018). Tani ai duhet të mbledhë ekipin rreth tij për të mbrojtur universin së bashku me mbrojtjen e një prej tyre. Një mision që nëse nuk përfundon me sukses, me shumë mundësi mund të çojë në fundin e Gardianëve siç njihen deri tani.

Në të dyja kinematë paralajmërohen edhe dhurata për pjesëmarrësit.
Gjatë eventit ‘Pre Premiere’, të mërkurën do të dhurohen këto shpërblimet në Cineplexx:
Në kinemanë në Prishtinë:
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Timberland
5x duksa nga Gagi Gift Shop
Në kinemanë në Prizren:
5x duksa nga Marso Merch
2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Aztech./Katror.info
Përgatiti:
