Janë hapur dyert e shkollës shqipe “ILIRIA” në Walthamstow, Londër.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër, ku përmes një postimi në Facebook, thuhet se shefi i misionit, Vlorat Gashi mori pjesë në hapjen e shkollës “ILIRIA”.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Londër, gjatë këtij eventi, Gashi mbajti një fjalim të shkurtër, ku theksoi rëndësinë e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.
”Ai u shpreh se përmes mësimit të gjuhës shqipe, ne ruajmë identitetin dhe kulturën tonë, duke e siguruar kështu lidhjen e brezave të rinj me trashëgiminë tonë, e cila është e ardhmja jonë. Nga ana e saj, themeluesja e shkollës, znj. Djana Kociaj, falënderoi Ambasadën e Republikës së Kosovës për ndihmën e dhënë në furnizimin me libra, falë së cilës u mundësua që fëmijët e kësaj shkolle të fillojnë mësimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Katror.info
Përgatiti:
