Është hapur Panairi i Librit në Leipzig 2025, e që Kosova po prezantohet nga Biblioteka Kombëtare për të katërtën herë me radhë.
Në hapësirën e Kosovës janë ekspozuar 100 tituj të përzgjedhur, ndërsa Biblioteka Kombëtare njofton se për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në Hall 4, Stand D410.
”Është hapur Panairi i Librit në Leipzig 2025 në të cilin Kosova po prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës për të katërtën herë me radhë. Në stendën e Kosovës janë ekspozuar 100 tituj të përzgjedhur.
Biblioteka Kombëtare, pos titujve të librave, do t’ju ofrojë vizitorëve katalogë të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar si dhe materiale të tjera ekspozuese”, thuhet në njoftim.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, njofton se, pos titujve të librave, do t’ju ofrojë vizitorëve katalogë të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar si dhe materiale të tjera ekspozuese.
Për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në Hall 4, Stand D410. /Katror.info
Përgatiti:
