Është hapur Pavijoni i Kosovës në Edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës. Për të dymbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.
Qendra Kinematografike e Kosovës në një postim në Facebook ka shkruar se kjo qendër në kuadër të festivalit do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Gjithashtu thuhet se do të ketë takime me partnerë ndërkombëtarë të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.
Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134./Katror.info