Boksieri nga Kosova, Robin Krasniqi ka konfirmuar me anë të rrjeteve sociale se do të boksojë në Prishtinë, për t’i dhuruar vendit tonë “një natë të paharrueshme”.
Data 5 gusht pritet të jetë ditë feste në Kosovë pasi njëri nga sportistët më të mëdhenj shqiptar do të organizojë ndeshje në Prishtinë.
Bëhet fjalë për boksierin Robin Krasniqi, i cili ka konfirmuar se stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpres meçin e tij të radhës, për t’i plotësuar ëndrrën e kamotshme.
Është vet Krasniqi që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin privat në Facebook, duke thënë se do t’i dhurojë vendit të tij një natë të paharruar të boksit profesionit ndërkombëtar./Katror.info