katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    7 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    7 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    6 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    7 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    7 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    7 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    23 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    23 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hiking, kulturë, histori e ndëveprim social
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Hiking, kulturë, histori e ndëveprim social

Last updated: 05/07/2024 9:32 AM
166 Shikime
Shpërndaje

Në një epokë ku ritmi i jetës është i shpejtë dhe kërkesat janë të larta, gjetja e mënyrave për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor është e një rëndësie të veçantë.

Ecja në këmbë, apo hiking, ofron një mënyrë jetike për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor. E shijuar nga mbi 300 milionë njerëz në mbarë botën, hiking përmirëson aftësinë kardiovaskulare, forcon muskujt dhe ndihmon në menaxhimin e peshës. Gjithashtu redukton stresin, ngre humorin dhe siguron një lidhje të thellë me natyrën. Aspekti social i ecjes forcon marrëdhëniet dhe lidhjet e komunitetit, duke e bërë atë një qasje holistike ndaj mirëqenies së përgjithshme për trupin, mendjen dhe shpirtin.

E në Podujevë këtë mundësi po e ofron organizata e re, Shoqëria për Promovimin e Kulturës dhe Turizmit ‘’ESCAPE’’  aktivitetet e së cilës jo vetëm që kontribuojnë në shëndetin fizik, por gjithashtu ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor, emocional dhe në socializim.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Në një ecje të përbashkët, Dea Stublla, bashkëthemeluese e kësaj organizate, fillimisht na shpjegoi qëllimin e organizatës, si dhe rëndësinë e ecjes nëpër shtigjet e Podujevës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Escape ka lindur kur ne vetë jemi arratisë, shumica prej themeluesve të “Escape”, kemi shku nëpër ecje, unë në fakt jo, po kam qenë veç me një ecje, së bashku me grupin të cilët kishin shku edhe më herët, edhe e kam pa që është diçka që po mujsha me bo edhe përnime është një diçka e mirë. Ka lindur pastaj ideja që me bo këtë më formale disi, edhe pse ne tentojmë në atë me qenë më jo-formal që mos me ju duk rinisë ashtu klishe, se pak mundet me ju duk diçka e lodhshme, edhe normal që në fillim ka qenë vështirë se në Podujevë edhe në Kosovë në përgjithësi të rinjtë tash janë mësuar me teknologji e jo me aktivitet diçka më ndryshe. E kjo në fillim normal ju ka ardhur ma ndryshe edhe ju ka ardhur më vështirë me u bind që me marrë pjesë nëpër aktivitete tona.”

Një terren si ky mesatarisht i lehtë, destinacioni i pare ishte monumenti Shpata e Kastriotit për të vazhduar me pikën finale Maja e Kaqandollit, ku përveç pamjes së bukur, mund të shihej edhe rrafshi i Podujevës dhe nga ana tjetër malet kufitare të Mitrovicës. E ndryshe nga kjo “Escape’’ po i dhuron shoqërisë llapjane edhe aktivitete e mundësi të tjera.

“Prej ecjeve të cilat i mbajmë kjo është e disata me radhë. Zakonisht kemi zgjedhë diçka ditë më të veçanta, për shembull ecjen tonë të parë e kemi mbajtur për Ditën e Çlirimit të Podujevës vitin e kaluar, meqenëse ne si organizatë jemi organizatë e re, tash i kemi mbush një vit. Ndërkaq ecjet e tjera zakonisht i mbajmë të dielave, edhe nëpër shtigje jo shumë të zorshme. Ndërkaq e kemi mbajt edhe kampin veror vitin e kaluar, i cili si aktivitet kështu në bashkësi është edhe aktiviteti ynë më i madh, edhe aktiviteti në të cilën kemi shpenzu më së shumti energji, më së shumti mjete, por, po besoj edhe prej të cilit rinia të cilët kanë marrë pjesë, janë nda më të kënaqurit. Po ashtu, një projekt të cilin veç e kemi implementu kohën e fundit është fitnesi në parkun e qytetit të Podujevës, i cili deri tash, për nga ndikimi në komunitet është projekti me ndikimin më të madh.”

Ecjet e tilla përveç aspektit shëndetësor, qëllim kanë edhe promovimin e monumenteve historike, si dhe zbulimin e rrëfimeve dhe marrjen e njohurive të reja nga vendi kur zhvillohet aktiviteti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Emri i plotë i organizatës është Sh.P.K.T Escape, apo, Shoqëria për Promovimin e Kulturës dhe Turizmit, për shkak që ne kemi dashtë me prek një gamë më të gjerë të aktiviteteve, jo ashtu me u fokusu komplet te rinia edhe veç me qenë diçka me ta por edhe te natyra edhe te kultura. Për shembull përmes kësaj ecjeje shumica e të rinjve nuk e kanë parë kurrë këtë shteg edhe nuk e kanë ditë as rëndësinë e saj historike, as nuk e kanë parë monumentin “Shpata e Kastriotit”, pra në të njëjtën kohë është shumë mënyrë e mirë që me i promovu fillimisht bukuritë natyrore që Podujeva i ka. “

“Mandej kur rritemi si organizatë pse jo edhe të krejt Kosovës, po ashtu me promovu pak edhe këtë pjesën e kulturës, çka kemi tradita, çka shohim gjëra, p.sh., nganjëherë takojmë edhe njerëz të fshatrave edhe ata ndajnë ndonjë fakt interesant me neve edhe është shumë interesant me pa. Natyrisht që ne fokusohemi edhe në promovimin e natyrës dhe mbrojtjen e saj, edhe sigurisht që minimalja që mundemi me bo është që gjatë çdo shtegu mos me lanë asnjë mbeturinë mbrapa, kujdesemi që me marrë sa më pak qese, pra mu mundu që me promovu sado pak, p.sh. të gjelbrën, të mirën për mjedisin, edhe kur pe shohim vetë qysh po na relakson edhe dobitë që po na i jep, pse jo edhe na mu mundu me mbrojtë sado pak.”

Organizata  “Escape” bazuar në qëllim që ka është edhe institucion kyç që ndihmon në frymëzimin e të rinjtë duke u ofruar platforma për të shprehur zërin e tyre, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të qenë aktiv në shoqëri. Shembull për këtë është edhe Eris Ejupi, i cili me organizatën Escape ka gjetur një marrëdhënie të shkëlqyer të bashkëpunimit vullnetar.

“Me këtë organizatë jemi njoftu si grup shoqëror njëherë, sepse një grup shoqëror i jemi e ka fillu këtë organizatë, edhe në bazë tyre kam fillu edhe unë me aktivitete, me ecje, pastaj më është ofruar mundësia që në qoftë se dua, me marrë kontent edhe me kriju kontent për Social Media, me kriju postera edhe pak a shumë me u marrë me pjesën e komunikimit të mediave.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur më ka ardh si mundësi, më ka ardh shumë mirë, për shkak se Podujeva ka pasur nevojë për një organizatë e cila merret me Hiking, Camping, edhe për stimulimin e njerëzve për me dalë në natyrë. Podujeva ka shumë pjesë të mira për me dalë po nuk është që ka pasur shumë frekuentim, edhe aty ia ka filluar interesimi im edhe këtë punë e bëj në baza vullnetare. Edhe shumë interesant që e kryej në baza vullnetare edhe e du shumë këtë punë, sepse Podujeva ka pasur shumë nevojë për kësi aktivitete edhe është diçka që që e bëjmë me shumë qejf me krejt pjesëtarët e Escape,” thotë Erisi.

Rëndësia e këtyre organizatave është shumëdimensionale sepse kontribuojnë në zhvillimin individual dhe kolektiv. Një nga përfitimet më të mëdha të përfshirjes në organizatat e tilla sidomos ato rinore është zhvillimi personal dhe profesional i individëve.

“Escape më ka ndihmu shumë në punën time profesionale, përveç që kam pas mundësi me ushtru këtë punë në “real time”, pra në kohë reale gjithashtu më ka ndihmu me njoftu edhe shumë njerëz me interesa të përbashkëta edhe prej tyre me zhvillu edhe karrierën time personale.”

“Escape” përgatitet në mënyrë profesionale për aktivitetet që mbajnë, duke filluar nga bartja me vete e ndihmës së parë, për të cilën janë të çertifikuar disa anëtarë të grupit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne para se me fillu ecjen zakonisht ju kallzojmë se çka duhet me pasë me veti në mënyrë që mos me ju ra energjia, pyesim nëse dikush ka probleme shëndetësore, edhe zakonisht na afrohen vetë me na tregu që dikush pinë “këso” hapa… edhe pak a shumë nëse kanë pasë ndonjë lëndim apo diçka. Nëse ka lëndime për shembull ndonjë gërvishtje a diçka që mundet me u kry me ndihmë të parë ne gjithmonë jemi me ndihmë të parë me veti, edhe disa persona jemi të certifikuar për ndihmë të parë.’’

E ata që u bënë pjesë e Escape vazhdojnë të jenë entuziastë për aktivitetet e radhës. Ndërsa ajo që vihet në pah, është mënyra se si këto aktivitete kontribuojnë në rritjen e solidaritetit me njëri tjetrin dhe gatishmëria për të qenë kontributdhënës.

“Të gjithë, përpos neve pjesëtareve të organizatës ata që kanë filluar nuk na kanë lanë kurrë, edhe non stop kur pauzojmë prej aktiviteteve na pyesin ton-kohën “kur ka me u bo ecja e radhës? – Po i thomë një shoqës, shokut…” edhe zakonisht e kanë atë me pyet se çka duhet me pagu, edhe ne si Escape, për me heq këtë pjesë, jemi mundu që me anë të projekteve gjithë me mbulu edhe pjesën, jo vetëm të transportit, por edhe të ushqimit në mënyrë që me bo ma të lehtë për ata që kanë me ardhë, se jo veç që është diçka e panjohur për ta, po zakonisht mendojnë që dikush është tu e bo qet send për përfitim, edhe vlen me cekë që vullnetarisht punohet prej krejt anëtarët e organizatës.’’

Shpenzimi i kohës në natyrë është i lidhur me uljen e niveleve të stresit, ankthit dhe depresionit. Peizazhet natyrore dhe ajri i pastër krijojnë një ndjenjë qetësie dhe relaksi, duke ndihmuar në pastrimin e mendjes dhe përmirësimin e humorit. Me këto aktivitetet në natyrë “Escape” gjithashtu po nxitë një ndjenjë të lidhjes me botën natyrore, duke na rikujtuar bukurinë dhe harmoninë e saj./Katror.info

Edicionin #55 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:aktivizmi qytetarecjeEscapehikingLajme te mirapodujeverinitopTophomevullnetarizem

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mark Zuckerberg feston në mënyrën më të pazakontë pavarësinë e SHBA-së…
Artikulli i ardhshëm Sot hapet tuneli i Llogorasë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

11 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

9 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?