Sigal Prishtina ka arritur të kualifikohet në plejofin e ENBL League, ligë në të cilën u paraqit për herë të parë këtë sezon.
Kualifikimin e Prishtinës në plejof e mundësoi fitorja e Budivelnykut në xhiron e fundit të pjesës së rregullt ndaj Silauait të Lituanisë.
Dueli i luajtur të premten, përfundoi me triumfin e ekipit nga Ukraina me shifrat 88:73, për të mundësuar avancimin e Prishtinës më tej në këtë garë.
Fazën e parë në ENBL League, Prishtina e ka mbyllur me dy fitore e katër humbje në gjashtë ndeshje të luajtura.
Ka përfunduar e katërta në tabelë me tetë pikë të mbledhura.
“Urime Prishtinë, simbol i krenarisë shqiptare”, thuhet në një njoftim të postuar nga KB Prishtina.
Përgatiti:
