HMD Global sapo ka publikuar vendimin e saj për prodhimin e telefonave të mençur 5G të Nokia në Evropë, duke e bërë atë prodhuesin e parë të madh të telefonave që ka marrë një vendim të tillë.
Lëvizja e prodhimit të telefonave të mençur 5G të Nokia në Evropë do të jetë një proces gradual i cili do të fillojë në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe HMD planifikon që të investojë edhe më shumë në fabrikat e tyre tani e tutje.
Kërkesa për telefonat e mençur të HMD në tregun evropian është rritur, dhe këtë lëvizje e sheh si një mënyrë e reduktimit të emetimit të karbonit dhe gjithashtu edhe si një lëvizje për garantimin e sigurisë dhe privatësisë për telefonat e saj, raporton GSM Arena./Katror.info