Ndoshta e keni sjellë nëpërmend ndonjëherë se a e hudhin krejt ushqimin që ju mbetet restorantet, nëse po pse veprojnë ashtu kur ka kaq shumë njerëz dhe kafshë në nevojë?
Pse të përfundojë në bërrllok gjithë ai ushqim dhe në afatgjatë të shndërrohet në kërcënim për mjedisin edhe ashtu fort të ndotur të kryeqytetit, kur mundet të dhurohet?
Një shembull të mirë nga gastronomia për komunitetin, po e jep Papiruni duke mos e hedhur asnjë copë të ushqimit.
Lorik Bajrami prej Papirun thotë se këtë gjë kanë filluar ta bëjnë që disa vite dhe ka ardhë si rezultat i idesë së një punëtorit të stafit.
“Puna është stabile, planifikimet bëhen mirë dhe në fund të ditës nuk kemi shumë mbetje të ushqimit, por bukën që tepron e dërgojmë në një fermë të pulave ndërsa me mishin e mbetur i ushqejmë qentë e rrugës”, thote Bajrami.
Me idenë e tyre Papirun që tash e një dekadë mbeten përgjigjia e pyetjes “ku po hajmë” për shumë njerëz në kryeqytet, na japin një mesazh se duhet të mendojmë pak më larg. Ajo çka ne mund të na duket thjesht bërllok, për dikë tjetër mund të jetë shumë.
Ndërkaq sa i përket dëmit që mbetjet ushqimore shkaktojnë, Këshilli Evropian për Informata rreth Ushqimit (EUFIC) shkruan se “nëse ushqimi që hudhet do të ishte një shtet, do të ishte i treti më i madhi në botë. Me fjalë të tjera mbetjet ushqimore transmetojnë më shumë gazra serrë sesa të gjitha vendet e botës veç e veç, përjashto ShBA-të dhe Rusinë./Katror.info