Një kompleks rezidencial luksoz do të ndërtohet së shpejti në Dubai, nga Bugatti.
Ky do të jetë projekti i parë i këtij tipi i markës së famshme të automobilëve. E veçanta e apartamenteve do të jetë garazhi brenda, në mënyrë që pronarët të mbajnë gjithmonë pranë vetes supermakinat e tyre.

“Rezidenca Bugatti nga Binghatti do të jetë një projekt që do të sjellë risi në zemër të Dubait”, lexohet në komunikatën për shtyp.

E gjithë rezidenca do të ketë 182 vila, që do të kenë qasje në plazh, pishina private, palestra dhe dy ashensorë për makinat. /Katror.info
