Organizata Iniciativa për Progres – INPO, ka publikuar një infografikë ku paraqiten të dhënat sa i përket kontratave të nënshkruara përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për gjatë tërë vitit 2024.
Gjatë vitit 2024, Autoritetet Kontraktuese në Republikën e Kosovës kanë nënshkruar 607 kontrata me anë të procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me vlerë totale 70,565,751.47€.
39.35% më pak krahasuar me vitin 2023, kur kjo vlerë ishte 116,343,970.83€.
Të dhëna nga infografika:
✔️ Vlera e përgjithshme e kontratave publike për vitin 2024 është 938,699,949.4€.
✔️ Në vitin 2024 janë lidhur gjithsej 9,987 kontrata përmes procedurave të prokurimit publik, nga të cilat 607 përmes procedurës së negociuar pa publikim.
✔️ Nga 607 kontrata të lidhura me këtë procedurë, 294 janë aneks kontrata, me vlerë totale prej 16,801,822.88€.
✔️ Vlera e kontratave kryesore është 53,763,928.59€.
Tutje, për të parë më detajisht të dhënat, gjeni të bashkangjitur infografikën.

Përgatiti:
