Meta njoftoi për një përditësim të ri: “nighttime nudges” që do t’i shtyjë adoleshentët të mbyllin Instagramin gjatë orëve të vona të natës.
Njoftimi do të shfaqet nëse një adoleshent shpenzon më shumë se 10 minuta në Instagram në funksionet e tij të “Reels” ose “Mesazhet direkte” natën vonë.
Meta shkroi në një postim në blog se po prezanton mjetin sepse “gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë”.
Njoftimet gjatë natës janë funksioni më i fundit që do të prezantohet në grupin e kontrolleve prindërore të Metës. Kompania njoftoi fillimisht në qershor se po zhvillonte veçori të reja për të ndihmuar prindërit të menaxhojnë kohën e ekranit dhe aktivitetin e fëmijëve të tyre në platformat e saj. Kompania ka prezantuar gradualisht më shumë nga këto mjete gjatë gjashtë muajve të fundit, shkruan NBC News.
Meta njoftoi më 9 janar se do të kufizonte atë që të miturit shohin në burimet e tyre në Facebook dhe Instagram. Cilësimet e reja do të zvogëlojnë sasinë e përmbajtjes së ndjeshme ndaj të cilës ekspozohen adoleshentët dhe fëmijët në aplikacionet e tij./Katror.info