Meta po sjell më shumë nga mjetet e saj gjeneruese të redaktimit të fotove dhe videove të mundësuara nga Al direkt në Instagram Stories.
Me këto ndryshime, përdoruesit tani mund të përdorin udhëzime me tekst për të hequr ose ndryshuar objektet në foto ose për të “ridizajnuar” plotësisht një foto, përcjell Telegrafi.
Mjetet e reja ndodhen në menynë e re “restyle”.
Përdoruesi mund të zgjedhë opsionet “shto”, “hiq” ose “ndrysho” për të rregulluar elementë të caktuar të fotove të tij.
Këto funksione funksionojnë në mënyrë të ngjashme me mjetet e redaktimit të fotove të bazuara në Al, është e mundur të bësh gjëra të tilla si heqja e objekteve nga sfondi i fotove ose ndryshimi i veshjeve të një personi. /Katror.info









