Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga Kosova arritën në 347.4 milionë euro, me një rritje prej 21% (+61.4 milionë euro) krahasuar me vitin 2023.

Kështu ka njoftuar Instituti GAP, ku edhe ka publikuar një grafikë me disa të dhëna që nga viti 2015.
GAP bën të ditur se dinamika e rritjes së eksporteve të TIK nga Kosova është tejet mbresëlënëse, me pothuajse pesëfishim të vlerës së eksporteve në vetëm katër vite.
Viteve të fundit në Kosovë janë hapur mijëra biznese që ofrojnë shërbime për kompani të mëdha ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit (TI). /Katror.info
Përgatiti:
