Tom Brady është në lidhje me supermodelen Irina Shayk, pas divorcit të tij nga Gisele Bundchen pas 13 vitesh martesë, mundi të zbulojë DailyMail.
Mbrëmjen e 21 korrikut, Brady mësohet se e ka marrë sërish modelen nga hoteli i saj dhe është kthyer në shtëpinë e tij.
Në videon e siguruar nga media britanike Brady u kap duke i përkëdhelur butësisht fytyrën ruses 37-vjeçare pas një takimi gjatë natës në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.
Një dëshmitar okular i tha DailyMail.com se Brady e mori Shayk nga një hotel në Los Anxhelos të premten pasdite dhe e çoi direkt në shtëpinë e tij.
Ata u larguan të nesërmen në mëngjes rreth orës 9:30. dhe më vonë e hodhi supermodelen, e cila kishte veshur të njëjtat rroba nga një natë më parë, në hotelin e saj me makinën e tij luksoze./Katror.info