Ish-ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, do të mbajë një ligjëratë mbi Diplomacinë dhe Lidershipin në Universitetin e Harvardit.
Si ish-studente e Shkollës Kennedy të Harvardit, Rudi do të flasë në sallën Fong të Boylston Hall mbi temën “Udhëheqja me Qëllim: Diplomacia, Lidershipi dhe Pasioni për Shërbimin Publik.”
Biseda, e moderuar nga Julia Karabolli, do të trajtojë aspekte kyçe të lidershipit, diplomacisë dhe shërbimit publik, duke u mbështetur në përvojat e saj si diplomate në Amerikën Latine dhe Karaibe. Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

Detajet e ngjarjes:
📍 Universiteti i Harvardit, Salla Fong – Boylston Hall
📅 E mërkurë, 12 mars 2025
⏰ Ora 18:00 (EST)
Mos e humbisni këtë mundësi për të dëgjuar një diplomate me përvojë dhe për të fituar njohuri mbi çështjet ndërkombëtare dhe lidershipin në shërbimin publik! /Katror.info
Përgatiti:
