Granit Rugova, ish-bashketbollisti i KB Prishtina, ka bërë të ditur se është zgjedhur anëtar i organizatës “Aces Europe” në kuadër të Parlamentit Evropian, shkruan Katror.info.
“Mezi pres të punoj në ndërtimin e marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe të kontribuoj në zhvillimin e sportit në kuadër të këtij roli të rëndësishëm”, ka thënë Rugova në një njoftim në Facebook.
Në këtë funksion, ish-basketbollisti ia doli të përzgjidhej pas fitimit të çmimit “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.
ACES Europe jep titujt e Kryeqyteteve Kontinentale dhe Qyteteve Kombëtare të Sportit në mbarë botën./Katror.info