katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE
    1 minute ago
    Mbahet trajnimi i parë për anëtarët e Barabar Grassroot Network
    6 minutes ago
    Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”
    14 minutes ago
    Supremes i kërkohet shfuqizimi i Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve
    35 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano
    54 minutes ago
    Ligji i ri në Angli, revolucion për strehimin e kafshëve shtëpiake
    5 hours ago
    Kultivuesit e gështenjave: Rendimentet e sivjetme janë më të mira
    5 hours ago
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    5 hours ago
    Sot fillon Festivali ‘ReMusica’
    5 hours ago
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    1 day ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    5 hours ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    5 hours ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    5 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    6 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    39 minutes ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    4 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    4 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arwa Damon e CNN thotë për Katror: Kosova – shembull për mediat në vendet e dala nga lufta
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
LajmePeople

Arwa Damon e CNN thotë për Katror: Kosova – shembull për mediat në vendet e dala nga lufta

Last updated: 18/02/2025 9:14 PM
103 Shikime
Shpërndaje
Arwa Damon - ish-korrespondente e CNN /Katror Media

Arwa Damon, korrespodentja e CNN në Lindjen e Mesme, që ka rrëmbyer pesë çmime Emmy, ka ndarë sot me gazetarët kosovarë rrugëtimin e saj profesional duke ofruar një perspektivë të vlefshme për gazetarinë. Ajo i tha Katror Media se  Kosova ka një potencial për t’u bërë shembull i gazetarisë profesioniste për vendet që dalin nga lufta.

“Duke pasur parasysh fushat në të cilat zakonisht angazhohem, mendoj se Kosova ka një nga shanset më të mira nga të gjitha vendet qe dalin nga lufta për t’u bërë një shembull udhëheqës se si mund të bëhen gjërat siç duhet. Por shumë nga kjo, natyrisht, do të përcaktohet nga e ardhmja e afërt dhe nga fakti nëse liritë mediatike do të respektohen në të vërtetë apo jo, nëse mund të ketë një dialog në nivelin ku është i nevojshëm për të mundësuar pajtim të vërtetë dhe llogaridhënie për të kaluarën.”

“Gjithmonë ekziston rreziku që gjërat të mbulohen dhe të paraqiten në një dritë më të butë, sepse është shumë e vështirë të përballesh me disa të vërteta të hidhura nga e kaluara jonë. Megjithatë, kam ndjesinë se Kosova e ka këtë mundësi të artë. Mund të bëhet një shembull se si të bëhen gjërat siç duhet, potencialisht,” tha ajo.

Arwa Damon – ish-korrespondente e CNN /Katror Media

Mundesh me e lexu edhe…

Në një diskutim të hapur me gazetarët në Prishtinë, Damon rrëfeu sesi hapat e saj të parë në CNN ishin plot sfida, por edhe mundësi për të mësuar. Ajo e përshkroi këtë periudhë si një fazë ku iu dha hapësira për të bërë gabime dhe për të nxjerrë mësime të rëndësishme prej tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet ta pranoj, isha e tmerrshme. Isha e papërballueshme në ekran. Ishte një përvojë shumë poshtëruese. Duhej të gëlltisja egon dhe të punoja pa pushim për t’u përmirësua. Është e vështirë të dalësh në kamera kur e di që nuk je aq e mirë. Por pata shumë fat, sepse CNN më lejoi të bëja gabime në transmetimin e tyre. Dhe pastaj, natyrisht, karriera ime nisi të zhvillohej. Kam qenë në Bagdad për rreth shtatë vjet, nga 2003 deri në 2010. Më pas u transferova në Bejrut, dhe pastaj nisi Pranvera Arabe – Egjipti, Libia dhe më pas shpërtheu lufta në Siri, kishte shumë punë me Sirinë. Më pas u transferova në Stamboll dhe aty u bëra një nga korrespondentet kryesore të udhëtimit për CNN”, shtoi ajo.

Damon e sheh gazetarinë si një profesion që nuk mund të pretendojë objektivitet absolut, por që duhet të bazohet gjithmonë në fakte. Ajo theksoi se realiteti nuk mund të paraqitet i ndarë nga këndvështrimi i gazetarit, duke theksuar se per të, detyra kryesore e një gazetari është t’i japë zë të vërtetës përmes tregimeve që ndihmojnë publikun të kuptojë më mirë botën.

Arwa Damon – ish-korrespondente e CNN /Katror Media

 “Detyra jonë nuk është të jemi objektivë. Detyra jonë është të jemi të sinqertë dhe pikë. E vërteta nuk është domosdoshmërisht objektive, dhe ju nuk mund të barazoni disa gjëra me njëra-tjetrën. Pra, detyra jonë është të jemi të sinqertë. Nëse përpiqemi të bindim veten se jemi disi objektivë, ne po gënjejmë veten. Ne nuk jemi krijesa objektive. Ne jemi krijesa subjektive. Objektiviteti është diçka si një konstrukt i rremë. E vërteta është gjëja më thelbësore dhe vendimtare”, thekson ajo.

Përveç gazetarisë, Damon është edhe themeluese e organizatës humanitare INARA (International Network for Aid, Relief, and Assistance), e cila ofron ndihmë mjekësore për fëmijët e prekur nga luftërat, veçanërisht në Lindjen e Mesrme. Lidhur me këtë angazhimi të saj për kauza humanitare ajo paraqet rolin e gazetarisë përtej profesionit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dua të them, po, jemi gazetarë, por mbi të gjitha jemi qenie njerëzore. Dhe nëse sheh dikë që ka nevojë për ndihmë, qoftë edhe dikë që është i etur dhe i duhet një shishe ujë, sigurisht se mund ta intervistosh duke e pyetur se sa i etur është. Pastaj e fik kamerën dhe i jep një shishe ujë. Por, këtë nuk e bën para kamerës, apo jo?”, thotë ajo.

Arwa Damon – ish-korrespondente e CNN /Katror Media

Vizita e saj në Kosovë u organizua nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemail Rexha, tha se sjellja e gazetarëve ndërkombëtarë si Arwa Damon, në Kosovë është e një rëndësie të veçantë, sepse siç thotë ai ndihmon në pasurimin e perspektivave të gazetarëve tanë. 

”Ne gjithë mund ta shohim rrëfimin e saj online, por është ndryshe siç e patë edhe vet se është ndryshe të vijë këtu dhe të ndodh kjo prehja njerëzore e rrëfimit, dhe absolutisht jemi të nderuar si AGK, jo vetëm për këtë që e pamë por edhe për ta shfaqur filmin e saj dokumentar ”Ngjitja në Maje”, që flet për historinë e 4 personazheve që i kanë mbijetuar luftës dhe ngjitën bashkë në Kilimanxharo. Natyrisht që Kosova duke e përjetuar luftën, është shumë e rëndësishme për brezat e rinj të gazetarëve që këtu ende ka probleme këtu në raportim në këto zona, të marrim këshillat më të mira se si duhet ta themi të vërtetën gjithmonë, paavrësisht kushteve, pavarësisht emocioneve që mund ti kemi. Pra, roli i gazetarit, ta thotë atë që e sheh, ta thotë të vërtetën”, ka thënë Rexha.

Në kuadër të kësaj vizite, Damon zhvilloi diskutimin në Librarinë Dukagjini dhe prezantoi dokumentarin e saj “Ngjitja në maje” në Kino Armata, një histori e jashtëzakonshme e katër individëve që kapërcejnë kufizimet e tyre për të arritur majën e Kilimanxharos. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Arwa DamonCNNgazetare e CNNhumanitarizemINARAlajmepeoplerrugetimtop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ambasadorët e QUINT-it takojnë krerët politikë në Kosovë
Artikulli i ardhshëm Zhdukja e basit të McCartney-t dhe histori të tjera të instrumenteve të humbura

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE

Lajme

Mbahet trajnimi i parë për anëtarët e Barabar Grassroot Network

Lajme

Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?