Këngëtarja lajëmroi përmes rrjetit social Instagram, të marten, për turneun e saj, të cilin ajo e filloi për herë të parë vitin e kaluar. Këtë herë, ajo tha se do të sjellë me vete një tjetër të ftuar special, raporton ABC News.
“Hej! Për shkak të kërkesës së shumtë, ne po sjellim turneun “Together Again” përsëri në Amerikën e Veriut këtë verë me të ftuarin special Nelly!” Jackson shkroi në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram.
Datat e reja fillojnë më 6 qershor në Palm Desert, Kaliforni dhe aktualisht janë vendosur të përfundojnë më 30 korrik në Phoenix.
“Mezi presim të të shohim,” shtoi Jackson të marten./Katror.info