Duke filluar nga kjo verë, alpinistët do të duhet të paguajnë për t’u ngjitur në malin Fuji përmes cilësdo prej katër shtigjeve kryesore të tij.
Sipas një projektligji të ri të miratuar të hënën, një tarifë hyrjeje prej 4,000 jen (24.70 euro) do të paguhet nga alpinistët, transmeton Klankosova.tv
Rritja dramatike e vizitorëve po shkakton ndotje dhe probleme sigurie.
Për të ndihmuar në pastrimin e malit dhe ruajtjen e rrethinës së tij, autoritetet vendosën një tarifë dhe kufi ditor të vizitorëve në shtegun më të njohur në 2024.
Verën e kaluar vizitorët në malin Fuji paguanin 2000 jen (12.35 euro) për t’u ngjitur në shtegun Yoshida . /Katror.info
Përgatiti:
