Klubi Alpin Podguri, ka njoftuar se do të bëhet ngjitje në Bjeshkët e Istogut në Kampin Podguri në lartësi 1760 m/lmd.
Ky aktivitet bëhet me një natë fjetje në Kampin Podguri në Bjeshkët e Cerrovodës ku fjetja bëhet të shtunën me 09 Dhjetor pas ngjitjes me shpatuke bore nga Bjeshka e Shymekut në Cerrovodë, ndërsa të dielën dt:10 bëhet kthimi në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, klubi ka njoftuar se bujtinat kanë ngrohje nga druri dhe hapësirë të mjafteshme për të qëndruar.
”Bujtinat kanë zjarr/kaminë, dhe hapësirë të mjaftueshme për ta shijuar këtë eksperiencë. Fjetja bëhet në tri stane ( Stanet ofrojnë akomodim për 19 persona ,organizohet fjetja sipas numrit të pjesëmarrësve)”, thuhet në njoftim.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndërsa për rezervim dhe detajet tjera i gjeni në linkun më lartë. /Katror.info
Përgatiti:
