katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    4 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    5 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    4 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    5 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    5 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    4 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    20 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    20 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

Last updated: 08/06/2025 8:00 AM
26 Shikime
Shpërndaje
Foto: Jim Marshall Photography LLC

Jefferson Airplane ishte një grup psikedelik nga San Francisko që në masë të madhe përcaktoi tingullin e kësaj zone në vitet ’60, tingulli i cili përhapet në tërë botën gjatë pjesës së parë të viteve ‘70 dhe ka influencë edhe sot në nënzhanret e Rok muzikës.

Ata vlerësoheshin si kolona zanore e kundër-kulturës, kundërshtarë të luftës në Vietnam dhe të rendit ekzistues. Fillimisht, Jefferson Airplane ishin një forcë përcaktuese në skenën pop, përpara se të orientoheshin drejt deklaratave më të theksuara politike në fund të viteve ’60. Tingulli i grupit është përshkruar si një përzierje mes Acid Rock, Folk dhe Garazh Rock .

Të etiketuar si një grup anti-amerikan për qëndrimet e tyre kundër luftës dhe sistemit, ata iu kundërpërgjigjën kësaj duke shfaqur patriotizmin në një formë tjetër.

Foto: The Portland Press

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Grupi në përbërjen e atëhershme më kreative me Grace Slick – vokal, piano, Marty Balin – vokal, perkusion, Paul Kantner – vokal, kitarë ritmike, Jorma Kaukonen – kitarë kryesore, vokal, Jack Casady – bas dhe Spencer Dryden – bateri, perkusion,  u hakmorën artistikisht me albumin Volunteers (“Vullnetarët”), të cilin fillimisht kishin synuar ta titullonin Volunteers of Amerika (“Vullnetarët e Amerikës”), por ky titull u bllokua nga disa organizata bamirëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: RTBF

Albumi ishte hapur politik, i frymëzuar nga revolta që erdhi pas vrasjes së Robert Kennedy, pakënaqësisë së përgjithshme dhe rikthimit të republikanëve në Shtëpinë e Bardhë. “Volunteers”, ishte një thirrje për revoltën e të rinjve, një reagim ndaj trazirave të shkaktuara nga policia gjatë Konventës Demokratike të vitit 1968 në Çikago.

Ata ndjenë se kishin shumë për të thënë në emër të një brezi që po ngrihej kundër padrejtësive, (Amerika e sidomos San Francisko ishin podiume kryesore të protestave të vazhdueshme) duke e shënuar kështu epokën e revoltës në fund të viteve ’60 në Amerikë.

Kënga hapëse dhe ajo përmbyllëse, “We Can Be Together” (Ne mund të jemi bashkë) dhe “Volunteers” (Vullnetarët), janë në fakt të vetmet që mbajnë një qëndrim të drejtpërdrejtë politik, duke bërë thirrje për “revolucion” dhe “braktisje” të rendit ekzistues.

Megjithëse këto mesazhe protestuese mund të tingëllojnë disi të vjetruara sot, në një kohë kur ndoshta janë më se të nevojshme për t’u kujtuar, të dyja këngët mbeten të shkëlqyera, veçanërisht përballë mungesës së angazhimit të brezit të sotëm të krijuesve ndaj çështjeve me peshë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

”We Can Be Together” ka shumë faza, por më së shumti është deklaratë kundër shoqërisë, duke vënë në ballë fantazmat e rinj kundër establishmentit. “Ne jemi forca të kaosit dhe anarkisë, gjithçka që ata thonë ne jemi, ne jemi, dhe jemi krenarë për këtë”. Teksti është një fjalim imagjinar për gjendjen e unionit për kundër-kulturën e fundviteve ’60”.

Paul Kantner kitaristi dhe autori i këngës ishte i frymëzuar nga përdorimi i frazës “Up against the wall, motherfucker” (Qëndro Përballë murit, ndyrësirë) nga Partia e Panterëve të Zinj dhe e përfshiu atë në refren. Kompania diskografike RCA e lejoi përdorimin e fjalës fyese në këngë sepse më parë kishin lejuar fjalë të tilla në muzikalin “Hair” (Flokët).

Një frazë tjetër në këngë që shkaktoi disa polemika ishte “Tear down the walls” (shkatërro muret), të cilën Kantner e mori nga një album i Fred Neil, dhe që mund të interpretohej si një thirrje për dhunë ose si një thirrje metaforike për të hequr pengesat mes njerëzve të spektrit të kundërt. Mesazhi i protestës në këngë do të dështonte disi, nëse muzika nuk do të ishte e mrekullueshme. Dhe e mrekullueshme është.

Ritmi nga kitaristi i Jorma Kaukonen pikërisht qysh në fillim merr rolin kryesor me riff hapës të frikshëm fuzz dhe solo pasuese, kitara me ritëm akustik të Kantner dhe pianoja e sesionistit, Nicky Hopkins, ofrojnë një bazë të shkëlqyer për harmonizimin e jashtëzakonshëm të vokaleve të Grace Slik dhe Marty Balin. Kënga ngjall një mentalitet nxitës duke iu referuar dënimit të administratave Johnson dhe Nixon dhe shtyrjes kundër luftës në qendër të vëmendjes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Good Shepherd”, (Bariu i mirë) himn gospel (ungjill) tradicional, i përpunuar nga kitaristi, Jorma Kaukonen, ka kaluar për 200 vitet e fundit me emra, fjalë, melodi dhe qëllime të ndryshme, por me tema të përbashkëta. Historia e kësaj kënge pasqyron shumë nga ndryshimet evolutive dhe ndërthurjet e rrymave të muzikës amerikane.

“Good Shepherd” u këndua për herë të parë në fillim të shekullit XIX nga një predikues, i cili shkroi himne të ndryshme të kohës. Kënga vazhdon gjatë gjithë atij shekulli, shfaqet në një incizim të blues-it gospel të viteve 1930, realizuar në një burg nga një i burgosur i verbër i dënuar për vrasje, dhe më pas shndërrohet në një këngë popullore në vitet 1950, para se të interpretohej nga Jefferson Airplane. Disa nga variantet e saj të shumta vazhdojnë të interpretohen edhe në shekullin XXI.

Në këtë këngë, një bari promovon barazinë, duke ndarë të korrat e tij me delet që ka në kujdes. Në mënyrë metaforike, kënga përcjell mesazhin se zbatimi i drejtësisë dhe ndershmërisë në jetën e përditshme — si dhe largimi nga njerëzit e këqinj — çon drejt hyrjes në parajsë dhe një jetë më të mirë pas vdekjes.

“Good Shepherd”, në thelb, shmangte aktualitetin politik që ishte i pranishëm në pjesën tjetër të albumit. Muzikalisht, ajo përfshinte elemente të bluzit dhe gospelit, duke dëshmuar se rrënjët folklorike vazhdonin të ishin të pranishme në përzierjen e tingujve dhe ndikimeve të grupit Jefferson Airplane, të cilat çuan drejt rock-ut psikodelik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: The New York Times

Incizimi i “Good Shepherd” përmbante vokalin e rrallë të Kaukonen-it, i mbështetur nga harmoni të këndshme vokale të anëtarëve të tjerë të grupit. Aranzhimi i këngës përfshinte linja të mprehta dhe thumbuese — por gjithashtu të jashtëzakonshme — të kitarës elektrike të Kaukonen-it, ndërkohë që këngëtarja Grace Slick, me vokalet e saj dyfishonte linjën e kitarës gjatë pjesës instrumentale. Kënga u konsiderua si një pjesë e veçantë dhe e bukur e albumit.

Kënga “The Farm” (Ferma) është bashkë-shkruar nga Paul Kantner dhe kompozitori Gary Blackman, i cili, përveçse autor i kësaj dhe disa këngëve të tjera të Jefferson Airplane, mbetet përgjithësisht një figurë e panjohur. Kënga trajton një fantazi tipike hipie, jetesën e qetë në një fermë, kultivimin e prodhimeve dhe kullotjen e kafshëve.

The Farm shërben si një himn për një ideal të përhershëm duke lavdëruar një nga vlerat thelbësore të lëvizjes hipie, arratisjen nga gara e përditshme, siç shprehet qartë në refren.

The Farm e forcon statusin e saj në album edhe nga ana muzikore . Ajo përfaqëson tingullin e vetëm vërtet autentik të Airplane mbi bazën e muzikës country, dhe kjo vihet në dukje veçanërisht përmes pedal steel-it të ndritshëm dhe të mahnitshëm të Jerry Garcia-s nga Grateful Dead — një nga kitaristët më të shquar të asaj kohe, veçanërisht në zhanrin psikedelik dhe bluegrass rock, i cili e hap këngën në mënyrë të paharrueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu bien në sy solot e drejtpërdrejta dhe të shkëlqyera të Jorma Kaukonen, harmonizimet e mrekullueshme nga Grace Slick dhe Paul Kantner, i cili sërish luan kitarën ritmike akustike. Në bashkëdyzim me tekstin e këngës, rezultati është një pjesë vërtet e shkëlqyer e zhanrit “country-psych.”

Foto: JeffersonAirplane

Kompozimi i parë i realizuar nga Grace Slick që nuk është bashkëshkruar në albumin Volunteers, “Hey Fredrick”, mbetet i hapur për interpretim për sa i përket kuptimit të tij.

Kënga duket si një paralajmërim për një mik apo një të dashur, lidhur me vazhdimin e një jete të shthurur, duke sugjeruar se këmbëngulja në një mënyrë të tillë jetese do të çojë drejt shkatërrimit. Këngë si kjo dëshmojnë se arti ka vend për enigmë dhe mister, pasi çdo dëgjues mund të nxjerrë një interpretim personal mbi kuptimin e saj.

Çdo album i grupit Jefferson Airplane gjatë epokës së artë 1967–1970 përmbante të paktën një interpretim vokal mbresëlënës nga Grace Slick, dhe “Hey Fredrick” është një nga dy të tillët në këtë album. Kënga, veçanërisht në notat e larta, shërben si një vitrinë e përsosur për fuqinë e kontrolluar që karakterizon aftësitë vokale të Slick.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kitara me ton të deformuar e Jorma Kaukonen-it mbështet vokalet, ndërsa Nicky Hopkins pasuron këngën me ndërhyrje brilante në piano. “Hey Fredrick” funksionon pothuajse si qendra emocionale e albumit.

Foto: Bethel Woods Center

“Turn My Life Down” (Do t’qetësoj jetën time) është kompozimi i dytë i vetëm nga Jorma Kaukonen në album. Kënga duket se pasqyron interesimin e Kaukonen për bluzin, pasi përshkruan jetën e kompozitorit (ose të dikujt tjetër) si një jetë të mbushur me trishtim dhe vuajtje, si shumica e këngëve të këtij zhanri.

Strofa hapëse dhe ajo përmbyllëse përbëjnë dëshminë më të fortë të ndjenjës që përcjell kënga. “Turn My Life Down” e paraqet Kaukonen-in duke bërë atë që bën çdo muzikant i bluzit — duke gjetur strehë nga hallet përmes muzikës.

Pavarësisht se teksti kanë natyrë bluzi, muzikalisht “Turn My Life Down” ndjek më shumë një strukturë soul dhe gospel, siç dëshmohet nga performanca në organën Hammond nga mysafiri Stephen Stills, e cili luan një rol të dukshëm në këngë, ashtu si edhe vokalet mbështetëse të grupit Ace of Cups nga San Francisko, që gjithashtu janë në stilin gospel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E gjithë kjo pa përmendur vokalin kryesor të Marty Balin, i cili gjithmonë ka pasur një cilësi të fuqishme të ashtuquajtur “White Soul”, e këtu ajo del në pah ndoshta në mënyrën më të plotë.

“Turn My Life Down” dallohet gjithashtu për ndërhyrjet brilante në kitarë elektrike nga Jorma dhe harmonitë e mistershme të Grace Slick. Kitara ritmike akustike e Paul Kantner është sërish një forcë shtytëse. Turn My Life Down është dëshmi e talentit të Jefferson Airplane, si muzikantë individualë dhe si grup i bashkuar.

Foto: Remind Magazine

“Wooden Ships” (Anijet nga druri) fillon me efektin e tingullit të një anijeje vela prej druri që lëviz në udhëtimin e saj, siç përmendet. Nga momenti i efektit, Kantner, Slick dhe Balin marrin secili rolin e këngëve kryesore në vargje të alternuara dhe këndojnë secilin varg me një bukuri të jashtëzakonshme, përpara se të harmonizohen së bashku në pjesën tjetër të këngës.

Në pjesën e mbetur, kënga pasurohet nga kontribuimi i Kantner, Nicky Hopkins dhe Kaukonen në rolet e tyre të zakonshme si kitarë akustike ritmike, piano dhe kitarë kryesore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky version i mrekullueshëm është përpunim dhe dhuratë e këngës në albumin debutues të Crosby, Stills dhe Nash të vitit 1969 (një version që gjithashtu është i shkëlqyer). Emocionet që shprehen në tekstet e këngës, të bashkuara me muzikën, e bëjnë “Wooden Ships” padyshim një nga veprat më të mira të të gjithë atyre të përfshirë në këngë.

Për dëgjuesin, “Wooden Ships” reflekton dëshirën për të ikur nga konfliktet e vazhdueshëm, siç thonë vargjet: “Shiqo ndërsa të gjitha ndjenjat njerëzore vdesin / “Ne po ikim, ju nuk keni nevojë për ne”.

Gjithashtu, kënga përpiqet të hedhë dritë mbi ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht dallimeve kulturore dhe gjeografike, pa dyshim duke pasur në mendje edhe luftën.

Foto: Monmouth University

Momenti i veçantë i albumit vjen me “Eskimo Blue Day,” (Dita e pikëlluar, lu e Eskimezëve) këngën e shtatë, ku grupi përqafoi një revolucion tjetër shoqëror, lëvizjen e sapolindur ekologjike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Emri i njeriut nuk ka asnjë kuptim për një pemë,” thotë kënga. Vargjet janë shkruar nga Grace Slick, e cila e ndau kreditimin e këngës me shokun e saj të grupit, Jefferson Airplane dhe të dashurin, Paul Kantner. Fjalët pasqyrojnë qëndrimin e saj të mprehtë dhe dashurinë për planetin.

Kënga duket e ka parashikuar një ndërgjegjësim për ngrohjen globale për dekadat që do të vinin dhe vazhdon të jetë aktuale edhe sot. Ajo ka një natyrë që e bën të pavdekshme për çështjen që trajton, duke përdorur një qasje shumë të pazakonshme për brezat e mëvonshëm.

Pasi kënga kalon në territore të ngarkuara emocionalisht, ajo kthehet në një “sy pranveror të stuhisë,” para se të shpërthejë përsëri. Dinamikat gjatë minutazhit të saj prej 6 minutash e gjysmë janë mbresëlënëse.

Kënga është një udhëtim i vërtetë në peizazhe psikedelike dhe disponimeve emocionale nga vokalet e Grace Slick që kalojnë nga çaste zemërimi në ato të pikëllimit. Ajo përshkruan natyrën, temperaturën dhe perceptimet shqisore, duke kaluar nëpër një hartë emocionale të pasur, e çuditshme, trishtuar, e mrekullueshme dhe çuditërisht e bukur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Merrni parasysh disa fragmente të vargjeve:

“Dëbora lirohet nga ngrica,

derisa bashkohet me detin afrikan,

në lëvizje ndryshon të ftohtin dhe emrin e saj…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse nuk të pengon nxehtësia në lumë,

atëherë nuk të pengon as gjuha e dyfishtë nga unë.“

“Lakmia jonë do të thotë m..t për një pemë,” ka thënë Slick vite më vonë. “Pemët po vdesin. E gjithë kjo që ndahemi nga planeti është marrëzi sepse, përballë pamjes më të madhe, nëse bëhesh president i Bankës së Amerikës, nuk i ndihmon planetit dhe nuk ka asnjë lidhje me evolucionin.”

Jefferson Airplane ishte bërë më i thellë në moshën e saj të pjekur, dhe “Eskimo Blue Day” është një shembull i shkëlqyer i psikodelisë së vonë, të nxitur nga ekipi i kitaristit Jorma Kaukonen dhe basistit Jack Casady. Kënga fillon me një atmosferë të ngarkuar dhe tempo mesatare, duke u ndërtuar në një rrok brazdor, pastaj shpërthen në një stuhi kitare, bas dhe bateri të distorsionuara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga “A Song For All Seasons”, (Kënga për të gjitha stinët) e shkruar nga bateristi, Spencer Drayden, flet për të papriturat e industrisë së muzikës dhe perceptimin e jetës në një grup muzikor.

Ajo duket se sugjeron tensionet e rritura brenda grupit, të cilat më vonë do të kulmonin me largimin e kitaristit, Jorma Kaukonen dhe basistit, Jack Casady, nga grupi, për të formuar Hot Tuna në vitin 1974. Kjo është një këngë blues me një piano rrotulluese, ku secili anëtar këndon në harmoni. Megjithatë, kënga nuk arrin kurrë të marrë hovin që pritej, përkundër sharmin që e ka.

“Meadowlands” (Livadhet) është një përpunim i këngës popullore sovjetike të viteve 1930, e quajtur “Polyushko-polye”. Muzika u kompozua nga Lev Knipper, ndërsa teksti u shkrua nga Viktor Gusev në vitin 1933. Kënga ishte pjesë e simfonisë me kor (teksti i Gusevit) “Një poemë për një ushtar Komsomol”.

Jefferson Airplane e ka përpunuar këngën në një version prej një minute. Sa i përket muzikës, teksti i këngës recitohet në formë të folur nga një shitës i panjohur që reklamon mallrat e tij për çmim të lirë: “Ejani dhe merrni, / Një dollar e pesëmbëdhjetë, po, /Merrni ofertat tuaja këtu“.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky personazh flet mbi melodinë e krijuar nga tastierat e Grace Slick, e cila ndihmon në krijimin e një atmosfere të trishtueshme. Mungesa e një ansambli të madh është e qëllimshme, për të theksuar tekstet, të cilat mund të interpretohen si një kritikë ndaj mangësive të kapitalizmit dhe, në këtë rast, edhe socializmit. Kjo këngë është thjesht një shtesë, që lidhet mirë me këngën e fundit titullare.

Foto: Rolling Stone

Kënga përmbyllëse dhe titullare “Volunteers” (Vullnetarët) e albumit është një thirrje e fuqishme drejtuar të rinjve amerikanë. E shkruar nga Balin dhe Kantner, ajo përfaqëson padyshim një këngë proteste kundër luftës. Kënga kritikon faktin që shumica, por jo të gjithë, e ushtarëve amerikanë të përfshirë në Luftën e Vietnamit në atë kohë ishin të rinj, ndërsa arsyet për të cilat ata luftonin ishin, në rastin më të mirë, për ta ishin të paqarta.

Ashtu si në “We Can Be Together”, është e kuptueshme që, duke marrë parasysh mesazhin e fortë protestues dhe revolucionar që përçon “Volunteers”, kënga hapet me një shpërthim të fuqishëm. Dhe këtë e bën në mënyrë të shkëlqyer, Jorma Kaukonen ofron ndoshta rifin më emocionues në arsenalin e Jefferson Airplane — një nga rifet më të spikatura dhe për rrjedhojë më të mrekullueshme të asaj periudhe.

Rifi i Jormës shërben si një shtysë e fuqishme që e ngre këngën mbi sipërfaqe dhe e ngulit në ndërgjegjen kolektive të dëgjuesve. Përtej kësaj, kënga mbështetet edhe në performancë brilante vokale nga Marty Balin dhe Grace Slick. Balin, me vokalin kryesor dhe tenorin e tij të shkëlqyer “white-soul”, dhe Grace, me harmonitë e saj pëshpëritëse, krijojnë një kontrast vokal të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nicky Hopkins, Kantner, Casady dhe Dryden gjithashtu kontribuojnë fuqishëm, duke e mbushur këngën me tingujt karakteristikë të instrumenteve të tyre. E gjithë kënga është thjesht magjike,  një mënyrë e qëlluar për të përmbyllur një udhëtim të mbushur me kërkesa shpirtërore dhe shoqërore.

Jefferson Airplane edhe para këtij albumi, ishte i njohur për tekstet e tij politike thumbuese, me harmonitë e fuqishme, titujt dhe tekstet halucinogjenë, në albumin “Surrealistic Pillow” sidomos në këngën “White Rabbit.”

Grupi u formua në mesin e viteve 1960 nga muzikantë të mëparshëm të muzikës folk, megjithatë, në fund të vitit 1966, ish-modelja me zë të veçantë, Grace Slick, dhe ritëm seksioni nga basisti ,Jack Casady dhe bateristi, Spencer Dryden e shndërruan Jefferson Airplane në një grup me ndërgjegje shoqërore.

Albumi i tyre i dytë, “Surrealistic Pillow” (1967), solli dy këngë në dhjetëshen më të mirë – “White Rabbit” dhe “Somebody to Love” – të dyja të bashkë-shkruara nga Slick, dhe tërhoqën turma fansash drejt spektaklit të Verës së Dashurisë në San Francisko.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Monmouth University

Lagjja Haight-Ashbury e qytetit ishte kthyer në qendër të kundër-kulturës së re hippie, por komercializmi dhe krimi që pushtuan shpejt atë lagje bohemiane pas festës së dashurisë u pasqyruan në shkëlqimin e hidhur të albumit të katërt të Jefferson Airplane, Crown of Creation (1968).

Duke performuar drejtpërdrejt në vende si Fillmore Auditorium, grupi zhvilloi një stil të vetin dhe tërheqës të improvizimeve muzikore, që u bë shenjë dalluese e zërit të San Franciskos, të nisur nga Grateful Dead, Big Brother and the Holding Company (me Janis Joplin) ndër të tjerë.

Ata kryesuan Festivalet legjendar, Pop në Monterey (1967), Woodstock (1969), Koncert falas në Altamont (1969) dhe Festivalin e parë Isle of Wight (1968) në Angli.

Casady, Dryden dhe kitaristi Jorma Kaukonen dalloheshin përmes improvizimeve të gjata të blues-it psikedelik, ndërsa autorët e këngëve Paul Kantner, Grace Slick dhe Marty Balin nuk harmonizoheshin thjesht, por “bashkëjetonin” me meloditë dhe tekstet. Grupi, me përbërjen e tij që ndryshonte vazhdimisht, publikoi albume për 20 vjet nën emrat Jefferson Airplane, Jefferson Starship dhe Starship.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: AL

Edhe pse pati sukses komercial, veçanërisht me albumin e vitit 1975 Red Octopus, që arriti majat e klasifikimeve, dhe këngën e tij në Top Dhjetëshen “Miracles” — grupi nuk arriti më të rikrijojë atë moment kur muzika e tij kishte një domethënie më të thellë, kur Jefferson Airplane përfaqësonte ndryshimin në emër të kulturës që e kishte krijuar.

Në vitin 1996, Jefferson Airplane u fut në Rock and Roll Hall of Fame.

Foto: iHeart

Ndërsa në vitin 2024, Biblioteka e Kongresit të SHBA-ve përfshiu albumin Surrealistic Pillow në Regjistrin Kombëtar të Inçizimeve, një listë regjistrimesh audio që konsiderohen “me rëndësi kulturore, historike ose estetike”./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Si e shpëtoi kënga “Radio Evropa e Lirë’ grupin R.E.M. në fillimet e tij, dhe si R.E.M. po e shpëton REL 45 vite më vonë
TAGGED:AmerikaGrace SlickJack CasadyJefferson AirplaneJorma KaukonenMarty BalinmuzikaPaul KantnerpeoplerevoltaSan FranciskoSpencer DrydentopTophomeVolunteersvullnetar

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
Artikulli i ardhshëm Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
People

Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?