Debutimi letrar i autores Jehona Kicaj po korr sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani. Pas përfshirjes në listën e gjatë të Çmimit Gjerman të Librit, sot ajo është nominuar edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF, një prej vlerësimeve më të rëndësishme për autorët debutues në gjuhën gjermane.
Ky çmim, i cili këtë vit ndahet për herë të 47-të, nderon veprën më të mirë debutuese në prozë gjermanisht.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 16 tetor, në orën 11:50, në skenën letrare të ARD, ZDF dhe 3sat, gjatë Panairit të Librit në Frankfurt.
Jehona Kicaj tashmë është emër në dy lista të rëndësishme letrare, duke u bërë një prej zërave të rinj më premtues të letërsisë gjermane./ KultPlus.com/Katror.info.