Jennifer Lopez njihet për publikimet e saj magjepsëse, por këtë herë ka vendosur të tregojë se si duket pa grim dhe kjo skenë ka gëzuar adhuruesit e saj.
Këngëtarja ka postuar një video në Instagramin e saj në të cilën ka treguar se si duket rutina e saj e kujdesit të fytyrës, duke iu drejtuar adhuruesve pa asnjë gjurmë grimi në fytyrë.
“Pa filtër. E tëra unë. Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare, e ndritshme dhe e lumtur”, ka shkruar ajo me videon dhe adhuruesit nuk kanë kursyer komplimentet.
“Unë jam 35 vjeç dhe ajo duket më e re se unë,” komentoi një adhuruese, ndërsa një tjetër i tha: “Disa njerëz thjesht nuk mund të pranojnë faktin sa e bukur je”.
Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që e kanë thënë se në video ka përdorur filtra, por shumë adhurues i dolën në mbrojtje.
“Urrejtës, largohuni. Ne thjesht po shkëlqejmë këtu,” komentoi një fans dhe një tjetër i tha: “Ti je 54 vjeç dhe dukesh kaq natyrale dhe e bukur. Është normale që njerëzit të të urrejnë dhe të kenë zili.”
Meqë ra fjala, këngëtarja në video ka treguar se që në fillim të të njëzetave ka përdorur çdo ditë krem kundër diellit, duke theksuar se duhet nisur që në moshë shumë të hershme. /Katror.info